Karin Strenc: Zaev t'i rishqyrtojë akuzat ndaj Qeverisë

Shkup, 2 mars 2015 (MIA) - Anëtarja e Bundestagut gjerman Karin Strenc shprehu shqetësim në lidhje me ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë lidhur me, ashtu siç thotë, sjelljen e papërgjegjshme të opozitës në përpjekjen  për ndërmarrje jodemokratike të pushtetit.

Respektimi i sundimit të të drejtës, ashtu siç thotë ajo, në mënyrë thelbësore është e lidhur me  respektimin e demokracisë dhe të drejtat fundamentale. "Prej këtu,  kërkoj nga Zoran Zaev, kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, t'i rishqyrtojë akuzat e tij serioze ndaj Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, sepse askush nuk mund të dënohet përveçse nëse akuzohet konform ligjit", deklaroi Strenc.

Sipas saj, sjellja e motivuar  politike nuk është  e pranueshme në cilëndo formë të demokracisë. Kërcënimet e liderit të opozitës ndaj kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski nuk janë adekuate që të shprehet kritikë konkrete e pushtetit, shton Strenc.

Ajo potencon se argumentet e vetme politike dhe programet politike të përkrahura nga ana e qytetarëve janë vegla demokratike për fitimin e zgjedhjeve në vendet demokratike.

"Ashpër e dënoj involvimin e shteteve të huaja dhe shërbimeve të tyre të zbulimit dhe përgjimin joligjor të përfaqësuesve më të lartë politik në Maqedoni për rrëzimin e Qeverisë. Nuk ekziston demokraci dhe respektim i të drejtave fundamentale pa respektimin e sundimit të të drejtës dhe anasjelltas", thotë deputetja gjermane.

Karin Strenc është deputete në Bunestagun gjerman nga Unioni krishter-demokratik i kancelares Angela Merkel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail