Shkalla e vendeve të lira të punës 1,37 për qind

Shkup, 2 mars 2015 (MIA) - Shkalla e vendeve të lira të punës në tremujorin e katërt të vitit 2014 arrin 1,37 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në Maqedoni ka 6.104 vende të lira të punës.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin e Veprimtarive shërbyese ndihmëse dhe administrative dhe arrin 2,19 për qind, derisa më e vogël është shkalla në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ku arrin 0,17 për qind.

Subjektet afariste  me numër të të punësuarve prej 10 deri në 49 kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës e cila arrin 1,98 për qind.

Sipas rajoneve, ai i Vardarit ka shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës e cila arrin 1,79 për qind.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, përkatësisht 1.822 ka në grupin e punonjësve në veprimtaritë shërbyese dhe në shitje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail