Bashkëpunim rajonal për ballafaqim me papunësinë

Shkup, 2 mars 2015 (MIA) - Papunësia në vendet e Evropës Juglindore, problemi më i rëndësishëm me të cilin ballafaqohen qytetarët, mund të zgjidhet me përmirësim të bashkëpunimit rajonal, tregojnë rezultatet iniaciale të hulumtimit Ballkan barometër i Këshillit për bashkëpunim rajonal.

Studimi, i realizuar në kryeqytetet e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që sot në Shkup u prezantua në panel diskutimin për implementim të Strategjisë për zhvillim të Evropës Juglindore 2020me temë "Punësimet dhe prosperiteti në perspektivën evropiane", tregon se në të gjitha vendet e rajonit papunësia është arsyeja për shkak të së cilës njerëzit dëshirojnë ta braktisin vendin e tyre dhe të përpiqen të gjejnë kushte më të mira për jetesë në ndonjë vend perëndimor.

Në ngjarjen e organizuar nga Këshilli për bashkëpunim rajonal, OECD dhe Ministria e Ekonomisë është theksuar se kyçe për zgjidhje të papunësisë janë bashkëpunimi rajonal, reformat në arsim, liberalizimi i mëtejshëm i tregtisë dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi theksoi se Maqedonia përmes tërheqjes së investimeve të huaja po përpiqet ta përmirësojë punësimin dhe theksoi se në vend veçmë janë hapur 13 zona industriale në të cilat janë punësuar 3.500 persona.

"Maqedonia ka tregrues më të mirë ekonomik nga vendet në rajon sipas rangimeve ndërkombëtare, por numri i investimeve të huaja në vend nuk e ndjek këtë. Qeveria përmes volitshmërive të ndryshme po përpiqet t'i tërheqë investitorët e huaj edhe atë si nga degët intensive të punës, ashtu edhe nga sfera e teknologjisë së lartë. Në këtë mënyrë konsiderojmë se do të kontribuojmë për ulje të papunësisë dhe parandalim të migrimit", tha Besimi.

Ai theksoi se gjatë disa viteve të fundit papunësia në Maqedonia është zvogëluar për 9 për qind dhe nga 38 për qind është ulur në rreth 29 për qind.

"Maqedonia synon që gjatë njëzetë viteve të ardhshme të ketë rritje më të madhe prej 4,5 për qind që të mund ta arrijë mesataren e Bashkimit Evropian. Që të realizohet kjo është e domosdoshme që rritja të bazohet në sektorin privat, e jo siç është tani sektori publik në vendet e rajonit, si recidiv nga komunizmi, të jetë kryesor në punësim dhe krijimin e vendeve të reja të punës", tha Beismi.

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri theksoi se Qeveria ofron një sërë volitshmëri për punësim, posaçërisht për të rinjtë, dhe investitorët vendor.

"Përmes Agjencisë për punësim u ofron grante dhe kredi me interes shumë të ulët për hapje të vendeve të reja të punës, ndërsa stimulohen edhe të rinjtë dhe për vetëpunësim", tha Neziri.

Ai theksoi se në fillim ka ekzistuar mendim se nëse fillimisht duhet të plotësohet zona në Shkup, ndërsa pastaj të hapen zona tër eja industriale në brendësi, por kanë vendosur për hapje paralele që të ketë zhvillim më të barabartë.

"Pikërisht tërheqja e investitorëve të huaj dhe hapja e zonave të reja industriale kontribuoi për rritje të eksportit të vendit. Por, investitorët e huaj posaçërisht nga sektori i automobilizmit na theksoi edhe në nevojën që arsimi të ofrojë kuadro më profesionale të cilët menjëherë mund të inkuadrohen në procesin e prodhimtarisë. për këtë dedikim filluam reforma në sistemin arsimor", theksoi Neziri.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonale Goran Svillanoviq theksoi se 95 për qind e eksportit në rajon bëjnë pjesë lëndët e para dhe gjysmëfabrikatet dhe theksoi se duhet të ecet në drejtim të eksportimit të prodhimeve të gatshme me vlerë të shtuar për përmirësim të standardit të popullatës dhe rritje të punësimit.

Ai theksoi se në takimin në Berlin me kancelaren Angela Merkel, vitin e kaluar në gusht, të liderëve nga rajoni i Evropës Juglindore u është porositur se bashkëpunimi më i madh rajonal është çelësi për zgjidhje të të gjithë problemeve.

I pyetur se si të zgjidhet problemi me investitorët e huaj të cilët u ofrojnë pagë minimale të punësuarve, Svilanoviq tha se këtë të drejtë duhet ta zgjidhin sindikatat, e jo qeveritë e vendeve të rajonit.

Ai theksoi se rezultatet nga studimi Ballkan barometër tregojnë se 80 për qind e të anketuarve në Tiranë dhe Prishtinën konsiderojnë se problemi do t'u zgjidhet pas hyrjes në Bashkimin Evropian, ndërsa në kryeqytetet tjera kjo për qindje është shumë më e vogël.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail