Objektet e ndërtuara hiqen nga obligimi për pasaportë energjetike

Shkup, 2 mars 2015 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e 37-të me procedurë të shkurtuar e solli Ligjin për ndryshime të Ligjit për energjetikë. Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri tha se me ndryshimin  propozohet certifikatë për efikasitet energjetik ose pasaportë energjetike, që është obligim prej më 1 mars të vitit 2015, të vlejë vetëm për ndërtimet e reja, ndërsa jo edhe për objektet të cilat veçmë janë ndërtuar.

Deputetët e miratuan vendimin për dërgim të anëtarit (oficer i shtabit) i ARM-së për pjesëmarrje në misionin e ri paqëruajtës të NATO-s në Afganistan, të emëruar "Përkrahje vendimtare". Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski tha se një ushtar i Maqedonisë do të jetë në njësinë e përbashkët të A5.

Republika e Maqedonisë merr pjesë në misionet paqëruajtëse në Afganistan prej muajit qershor të vitit 2002 dhe në çdo gjashtë muaj ato ndërrohen. Deputeti Vllatko Gjorçev tha se  me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionet, RM-ja e tregon përcaktimin e saj për anëtarësim në Aleancë, ndërsa ushtartët e Maqedonisë marrin mirënjohje se obligimet e tyre i plotësojnë me nivel më të lartë të profesionalizmit.

Deputetët sollën edhe vendime për përbërje të reja të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve, të këshillit për takime kulturore-shkencore "Dhjetë ditë Republika e Krushevës", dhe për publikimin e shpalljes  për emërime të anëtarëve  të Komisionit shtetëror për ndalim të korrupsionit. Emërimet janë për shkak të mandatit të skaduar ose të përfunduar të përbërjeve të reja të këtyre trupave.

Pjesa më e madhe e këtyre pikave të rendit të ditës në seancën e sotme ishin propozim-ligje në lexim të dytë. Në pjesën e paradites të seancës ishin sjellur: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për punë të brendshme, nën numrin e arkivit 08-521/1: Është plotësuar propozimi  i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për punë të brendshme (intervenim të amendamenteve të neneve 3 dhe 4): Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për policinë; Ligji për ndryshimin e ligjit për inspektim administrativ; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të dhëna në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Drejtori Doganore.

Ishin sjellur edhe propozim i plotësuar i ligjit për ndryshime të Ligjit për denacionalizim; Ligji për ndryshime të Ligjit për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim; Ligjit për ndryshime të ligjit  për mënyrën dhe procedurën e pagesës së depozitave devizore të deponuara të qytetarëve pas të cilave garantues është Republika e Maqedonisë; Ligji për plotësim të ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e sanksioneve; Ligji për plotësimin e Ligjit  për shërbim gjyqësor; Ligji për plotësimin të Ligjit  për inspektim teknik; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Inspektorat shtetëror të tregut dhe Ligji për plotësimin e ligjit për koncesion dhe partneritet privat-publik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail