LSDM-ja publikoi edhe 11 biseda të përgjuara

Shkup, 2 mars 2015 (MIA) - LSDM-ja në konferencën e sotme për shtyp publikoi 11 biseda të reja telefonike midis ministres së Punëve të Brendshme dhe atij të Financave, Gordana Jankulloska dhe Zoran Stavreski.

Sipas liderit të LSDM-së Zoran Stavreski, bisedat e Jankulloskës dhe Stavreskit janë në periudhën e ribalancit të Buxhetit për vitin 2012 dhe projeksionet për vitin 2013, por edhe për Buxhetin për vitin 2014 dhe e tregojnë gjendjen e vërtetë ekonomike në shtet.

Në bisedat e publikuara, mes tjerash, përmenden edhe piktura për Muzeun arkeologjik, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe kryetari i komunës së manastirit Vlladimir Taleski, si dhe ish-drejtori i kopshtit zoologjik dhe Lotarisë së Maqedonisë, Dane Kuzmanovski, si dhe firma e ndërtimit "Beton".

"Duhet të ketë zgjidhje politike. Bëhet fjalë për krizën më të madhe politike nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë dhe nuk do të lejojmë që të bëhen trazira dhe gjëra të ngjashme", tha mes tjerash zaevi dhe bëri thirrje për durim për publikimin e bisedave të prëgjuara, ndërsa ndërkohë, nënvizoi, vëmendja t'i kushtohet esencës së bisedave të publikuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail