Venezuela, Argjentina, Afrika e Jugut, Ukraina dhe Greqia "ekonomitë më të dëshpëruara"

Kiev, 3 mars 2015 (MIA) - Ukraina u gjend në vendin e katërt të listës "Blumberg" të ekonomive më dëshpëruese në botë, pas Venezuelës, Argjentinës dhe Afrikës së Jugut, njoftoi TASS.

Indeksi "Blumberg" i "ekonomive më dëshpëruese" llogaritet me ekuacion të shkallës së papunësisë dhe inflacionit.

Agjencia e analizon situatën në 51 shtete të botës, duke vlerësuar se sipas nivelit të papunësisë dhe inflacionit në vitin 2015 situata do të jetë më e vështirë në Venezuelë, Argjentinë, Afrikë të Jugut, Ukrainë dhe në Greqi.

Sipas të dhënave zyrtare inflacioni në Ukrainë vitin e kaluar arrin 24,9 për qind, ndërsa për vitin vijues pritet 17,2 për qind. Pritet nivel i papunësisë prej 9,5 përqindëve, krahasuar me 8,9 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Blumberg thekson se lufta në pjesën lindore do të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë ukrainase.

Pas pesë vendeve të para në listë pasojnë Spanja, Rusia, Kroacia, Turqia, Portugalia, Italia, Kolumbia, Brazili, Sllovakia dhe Indonezia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail