Hulumtime: Armatat me besim më të madh në vendet e rajonit

Shkup, 3 mars 2015 (MIA) - Sipas hulumtimit të opinionit publik të bërë nga Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave - Shkup të zbatuar në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, qytetarët e rajonit më shumë besim kanë në institucionet ushtarake shtetërore dhe ndërkombëtare.

Në katër prej gjashtë shteteve, partitë politike janë në fund të tabelës, ndërsa besim më të pakët gëzojnë edhe gjyqësori edhe kuvendet, tregon hulumtimi i zbatuar në kuadër të projektit "Përfaqësimi i qeverisë së hapur" i financiuar nga Bashkimi Evropian, i cili implementohet në gjashtë vende të rajonit. Kjo anketë në Maqedoni është realizuar në gusht të vitit 2014.

Në Maqedoni dhe Serbi institucionet me besim më të madh janë armatat.  71,5 për qind e të anketuarve në Maqedoni dhe 69 për qind në Serbi ia kanë dhënë besimin armatës, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë janë institucionet ushtarake ndërkombëtare si NATO 71 për qind gjejësisht KFOR-i 67 për qind. Në Shqipëri, armata është radhitur në pozitën e tretë me 44 për qind në pajtim me besimin e qytetarëve.

Armata me 69 për qind të të anketuarve është radhitur e katërta në Mal të Zi, ku qytetarët më shumë besojnë në sistemin shëndetësor edhe atë me 60,3 për qind dhe atë arsimor me 58,7 për qind. Në Bosnjë e Hercegovinë armata është institucioni i dytë me besimin më të madh me 62 për qind, ndërsa më pak i besohet punës së ndërmarrjeve për veprimtari komunale me 63,1 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail