EULIS: Kadastra e Maqedonisë shënon përparim serioz

Shkup, 3 mars 2015 (MIA) - Maqedonia në 10 vitet e fundit ka bërë reforma serioze dhe jashtëzakonisht pozitive në kadastër, vlerësoi sot udhëheqësia e Servisit evropian për informacione të truallit (EULIS) para fillimit të Asamblesë vjetore në Shkup.

Sipas Peka Halme, kryesuese e Bordit të EULIS-it dhe Rik Outers drejtor ekzekutiv i EULIS-it dhe drejtor i Kadastrës holandeze përmes Maqedonisë, duke pas parasysh se shënon përparim të madh në këtë segment dhe i plotëson kriteret për të ashtuquajturin zhvillim i lartë, do të veprohet ndaj vendeve tjera të rajonit me qëllim që të rritet interesi i tyre dhe ata, gjithashtu, të bëhen anëtarë të EULIS-it.

"Reformat në kadastrën e Maqedonisë jashtëzakonisht janë pozitive nëse merret parasysh gjithçka që ka bërë udhëheqësia paraprake dhe e tanishme. Çdoherë mendohet në mënyrë të hapur, ekziston interes për gjithçka që ndodh në kadastrat nëpër Evropë, ndërsa fokusi është se si të përmirësohet dhe përparohet bashkëpunimi me të gjitha vendet, jo vetëm me ato në BE", deklaroi Outers.

Halme përmendi se integrimi i Servisit evropian për informacione të tokës është që të rritet numri i anëtarëve, por të bëhet edhe interkonektim.

"Hapësirë për bashkëpunim ka, do të përparojmë dhe do ta realizojmë atë që është projektuar si iniciativë", theksoi kryesuesja e Bordit të EULIS-it.

EULIS-i është nismë e 20 kadastrave më të mëdha në Evropë. Është formuar me qëllim të lidhjes dhe bashkimit së tyre në tregun e patundshmërive. Maqedonia është anëtare e Servisit nga viti 2013 dhe këtë vit është nikoqire e Asamblesë vjetore.

"Nëse dimë se Evropa është e bashkuar në pjesën e tregut të mallrave dhe shërbimeve edhe në euron, në lidhje me tregun e patundshmërive ende nuk është bashkuar, ka shumë barriera për regjistrim të pasurisë nga njëri në shtetin tjetër evropian ose regjistrim të hipotekave. Kjo iniciativë fillimisht është menduar si lidhje e nivelit informatik, të portaleve, për investuesit, bankat, institucionet shtetërore në një vend të vijnë deri në informacione për firma ose qytetarë në cilën do pjesë të Evropës", tha drejtori i Kadastrës Sllavçe Tërpeski.

Lidhja e EULIS-it nuk ka të bëjë vetëm me vendet anëtare të BE-së, por edhe me vendet jashtë Unionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail