Të enjten reshje më të mëdha të shiut dhe erë e përforcuar

Shkup, 3 mars 2015 (MIA) - Ndryshim i konsiderueshëm i motit pritet të enjten kur rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e valës së lagësht nga Mesdheu dhe do të shkaktojë mot me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta reshje të borës.

"Reshje më të mëdha do të jenë në orët e pasdites dhe natës drejt të premtes në pjesët perëndimore, lokalisht priten të reshin rreth 25l/m2. Është e mundur që në pjesët jugore, reshjet të kenë edhe karakter të rrëmbyeshëm me paraqitje të rrallë të bubullimave", qëndron në kumtesën nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në natën drejt të premtes do të lëshohet ajër më i ftohtë i cili do të shkaktojë që në disa vende më të larta reshjet shiut të kalojnë në borë, veçanërisht në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit, ndërsa në malet të rritet shtresa e borës.

Të enjten, si informojnë në DPHM, do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa natën do të kalojë në drejtim verior dhe do të shkaktojë ulje të temperaturave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail