Në "Çekan" arrestohet komandanti dhe një nëpunës në SP Gostivar

Shkup, 3 mars 2015 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të vazhdimit të aksionit operativ "Çekani" deri te Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të oganizuar dhe korrupsionit, ka ngritur kallëzim penal kundër R.B. (39), i punësuar si nëpunës policor në Stacionin e policisë Gostivar dhe Sh.D. (41), komandant i policisë së Gostivarit, i dyshuar për vepra të kryera penale "shoqërim kriminel" dhe "bashkëkryerje" respektivisht "ndihmesë", ndërsa në lidhje me veprat penale "detyrim" dhe "fajde".

Siç kumtoi sot MPB, bëhet fjalë për vepra penale që janë kryer nga ana e 19 personave, për të cilët në fazën paraprake të aksionit "Çekan" është ngritur kallëzim penal.

Masat dhe aktivitetet, qëndron në kumtesën e MPB-së janë ndërmarrë në bashkërendim me Sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, me ç'rast nga ana e tyre është kryer kontroll i punës së Stacionit policor në Gostivar, për çka janë formuar pesë Raporte, në të cilat janë analizuar katër ngjarje, me të cilat konfirmohet kryerja e veprave penale nga ana e denonuesit.

Nga ana e njësiteve kompetnete OSOSK/SVKPS si dhe nga Sektori për njësite të veçanta, sipas një plani të hartuar paraprakisht për ndërmarrje të masave dhe aktiviteteve, me ç'rast personat janë gjetur, janë privuar nga liria dhe janë nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake, i cili u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail