Konferencë me rastin e 100 viteve nga Lufta e Parë Botërore

Shkup, 3 mars 2015 (MIA) - Ndonjëherë Lufta e Parë Botërore na duket si histori e largët, filma dhe fotografi zi e bardhë, si nga ndonjë botë moti e harruar. Por, është e domosdoshme të përkujtohemi në këto përvoja të sëmura nga historia evropiane, të bisedojmë për to, të vazhdojmë të përkujtohemi dhe t'i mbajmë kujtimet dhe të shprehim rspekt ndaj atyre që i kanë humbur jetët e tyre, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, duke e hapur konferencën e sotme "Reperkusione diplomatike dhe ushtarake në Maqedoni nga fillimi i Luftës së parë botërore".

Në Konferencë fjalime mbajtën edhe ambasadorët e Francës  dhe të Gjermanisë, Lorens Oer dhe Kristine D. Althauzer, ndërsa ligjerim tematik mbajti profesori Dimitrijevski nga Instituti për histori kombëtare pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" nga Shkupi.

Oer e potencoi aspektin gjeostrategjik të ngjarjeve në tokën e Maqedonisë dhe bëri me dijë në rëndësinë e këtyre ngjarjeve për historinë franceze, si dhe nevojën për hulumtim të sërishëm dhe themelor të të gjitha fakteve historike nga kjo periudhë në Ballkan.

Althauzer, megjithatë, u përqëndrua në rëndësinë e pajtimit, mësimit të mësimeve nga e kaluara dhe nevojën, posaçërisht në kontekst të sotëm, për bashkëpunim dhe diplomaci në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Konferencën e organizoi Instituti për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme në kuadër të shënimit të 100 vjetorit nga fillimi i Luftës së parë botërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail