Një delegacion kuvendor në Bruksel me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas

Shkup, 3 mars 2015 (MIA) - Në vigjilje të Ditës ndërkombëtare të gruas - 8 marsi, Parlamenti Evropian edhe këtë vit e vazhdon traditën e organizimit të ngjarjeve speciale për shënimin e tij. Në këto ngjarje nesër dhe pasnesër në Bruksel do të marrin pjesë deputetet Liljana Popovska, Liljana Kuzmanovska, Shpresa Kadriu dhe Sollza Gërçeva.

Komisioni në Parlamentin Evropian për të drejtat e grave dhe barazisë së gjinive organizon dy ngjarje - Mbledhjen interparlamentare me temën: "Përforcimi i pozitës së grave dhe femrave përmes arsimimit" dhe Konferencë interparlamentare kushtuar  "Pjesëmarrjes politike të grave  në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë", që do të mbahen më 4 dhe 5 mars të vitit 2015, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Në mbledhjen interparlamentare të Komisionit Evropian është paralajmëruar pjesëmarrja e eurokomisarit të drejtësisë, barazisë gjinore dhe konsumatore, Vera Jurova.

Këto ngjarje kanë për qëllim të nxisin debat më të gjërë mes europarlamentarëve dhe parlamentarëve nga parlamentet kombëtare të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe Turqisë për këto çështje, për të cilat edhe pse në  vitet e fundit është arritur përparim i madh, megjithatë edhe më tutje qëndron rurgë e gjatë për përparim të mëtutjeshëm të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Ashtu siç kumtoi pres shërbimi kuvendor, pritet  shkallë e lartë  e pjesëmarrjes së parlamentarëve nga parlamentet kombëtare të ftuara, si dhe fjalime të europarlamentarëve të renomuar, ekspertë dhe pjesëmarrës tjerë të afirmuar të cilët kanë kontribut të veçantë në këtë fushë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail