Zhernovski kërkoi përgjegjësi nga Jankulloska për ngjarjet para Komunës Qendër

Shkup, 3 mars 2015 (MIA) - Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski sot kërkoi që Gordana Jankulloska të largohet nga funksioni si ministre e Punëve të Brendshme, pas telefonatave të përgjuara të publikuara dje me ministrin e Financave, Zoran Stavreski, në lidhje me ngjarjet e 7 qershorit të vitit 2013 para komunës.

Kryetari i Komunës Qendër, mes tjerash iu falenderua euroambasadorit Aivo Orav, ambasadores së Holandës, Mariet Shurman, ambasadorit të Italisë Ernesto Beleli, ambasadorit të OSBE-së Rald Breht, të cilët, nënvizoi, me reagimin e shpejtë kanë penguar që ngjarjet jo të këndshme të kenë pasoja më të rënda.

"Edhe një herë porosisim se për këto dy vjet, ajo si ministre ka mundur ta dokumentojë ngjarjen dhe ta procesuojë në prokurorinë publike. Kjo tërheq përgjegjësi penale, e cila përgjigjet si për kryerje, ashtu edhe për moskryerje. Për këtë e porositim që të tërhiqet denjësisht dhe të largohet nga funksioni ministre e Punëve të Brendshme", qëndron në kumtesën e Komunës Qendër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail