Ulet çmimi i 192 banesave shtetërore komerciale, do të ndërtohen edhe 292

Shkup, 4 mars 2015 (MIA) - Qeveria ka vendosur ta zvogëlojë çmimin e 192 banesave komerciale në Shkup, Ohër dhe Strumicë të ndërtuara nga Shoqata aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste. Në periudhën e ardhshme në Shkup do të ndërtohen edhe tre ndërtesa me 292 banesa për shitje komerciale.

Më së shumti, 100 euro për një metër katror, lirohen banesat në Ohër. Çmimi i tanishëm i ofruar i 40 banesave që janë në shitje në objektin "Rasadnik" blloku 2, prej 700 euro zvogëlohet në 599 euro, informoi sot në konferencë për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski.

Në Shkup në shitje janë 126 banesa, çmimi të cilave zvogëlohet për 30 euro për metër katror, gjegjësisht prej 880 euro për metër katror në 850 euro. Zvogëlimi i çmimit të banesave në Strumicë është për 70 euro për metër katror. 

"Me këtë vendim nuk kemi për qëllim ta prishim tregun e patundshmërive, por përkundrazi dëshirojmë të ofrojmë çmime të cilat janë më të disponueshme për qytetarët e interesuar që të blejnë banesë të ndërtuar nga shteti. Praktikisht me këtë vendim dëshirojmë t'i afrojmë qytetarët deri te projekti i Qeverisë 'Bli shtëpi, bli banesë' përmes të cilit sipas numrave të fundit, deri më tani janë blerë 470 banesa", tha Janakievski.

Drejtori i Shoqatës aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste Cvetan Grozdanov informon se nga tre ndërtesat e planifikuara, njëra do të jetë në rajonin qendror të qytetit me çmime shitëse konkurruese të tregjeve. Dy ndërtesat e tjera do të locohen në komunën e Karposhit me çmime të cilat Grozdanov shpreson se do të jenë të përshtatshme dhe do të mund të përfshihen në projektin "Bli shtëpi, bli banesë".

Qytetarët theksoi, mund t'i ndjekin konkurset e ardhshme, të përfshihen dhe të marrin pjesë në ankand dhe të blejnë banesë gjatë ndërtimit ose pas përfundimit. "Nga ndërtimi i banesave komerciale 10 për qind e fitimit do të jetë e dedikuara për fëmijët pa prindër", tha Grozdanov.

Sipas tij, tregu e dikton çmimin, por konsiderojnë se çmimi i banesave në këtë institucion shtetëror do të jetë real. Përfitimi i llogaritjes përfundimtare të shoqatës aksionare, siç tha, është mbi 100 milionë denarë, gjegjësisht punojnë në mënyrë përfituese me çmim real të tregut dhe përfitim.

Gjatë vitit, paralajmëroi Grozdanov, do të lëshohen në përdorim 126 banesa sociale në Prilep, Demir Kapi dhe Resnjë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail