Objektet ndërtimore deri në vitin 2020 me konsum të energjisë deri në zero

Shkup, 4 mars 2015 (MIA) - Direktivat evropiane parashikojnë që deri në vitin 2020 objektet e reja ndërtimore të kenë konsum të energjisë afër zeros. Për vendet të cilat nuk do ta përmbushin këtë kriter parashihet të paguajnë një lloj të caktuar të dënimit, siç kanë paguar anëtaret e reja të BE-së për mospasjen e depove të mjaftueshme për mbeturina.

Këtë e porositi Bllashko Dimitrov, kryetar i Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të autorizuar të Maqedonisë, duke theksuar se pikërisht prezantimi i sotëm i temës "Efikasiteti energjetik i ndërtesave dhe siguria e tyre ndaj zjarrit", që mbahet në kuadër të Panairit të Ndërtimtarisë 2015, ka për qëllim edukimin për përdorimin e materialeve më bashkëkohore në objektet e ardhshme dhe sa një objekt në të cilin janë përfshirë të gjitha materialet për efikasitet energjetik mund të jetë i rrezikshëm nga aspekti i sigurisë ndaj zjarrit.

Theksoi se në lagjet me rrugë të ngushta ku nuk ka qasje të mirë për automjetet e zjarrfikësve dhe objektet janë të ndërtuara njëra afër tjetrës, zyra për efikasitet energjetik nuk mund të plotësohet.

Mari Cvetkovska profesoreshë në Fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup theksoi se ndërtimi i objekteve energjetike efikase ndonjëherë mund të jetë problem nga aspekti i sigurimit të sigurisë ndaj zjarrit për konstruksionet.

Petar Nikollovski doktor për shkenca teknike nga sfera e efikasitetit energjetik porositi se fasada me material vetëshuarje është i sigurt përderisa është ndërtuar në pajtim me rregullat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail