Orav: Tani është koha politikanët të tregojnë se janë për integrim në BE (PLT)

Shkup, 4 mars 2015 (MIA) - Viteve të kaluara kemi dëgjuar fjalë të mrekullueshme për integrimin e vendit në BE. Tani është koha të gjithë politikanët, e përsëris edhe një herë, të gjithë politikanët të tregojnë se këto fjalë i mbështesin me vepra. Këtu jemi për t'i ndihmuar vendit tuaj në rrugën drejt BE-së, por duhet ta shohim nëse me të vërtetë e dëshironi këtë.

Kështu deklaroi euroambasadori, Aivo Orav në promovimin e tuining projektit për përforcimin e kapaciteteve për procesin e integrimit evropian, të Sekretariatit për Çshtje Evropiane dhe ministrive kyçe.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi i pyetur për ta komentuar deklaratën e Oravit në shënimin e fillimit të këtij projekti përsëriti se rruga e Maqedonisë është drejt BE-së dhe se një gjë e tillë duhet të mbetet kështu.

 

"Mesazhet e shkurtra gjithmonë janë shumë të qarta për t'u kuptuar. Unë që në fjalimin tim thashë se ajo që qëndron në rrugën e Maqedonisë është ruajtja e kursit të eurointegrimit. Tema për integrimin evropian në tërë këtë proces vazhdimisht e ka pasur mbështetjen e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë periudhë pas gjashtë viteve status kuo me rekomandim, pa i filluar negociatat, mbështetja e qytetarëve, angazhimi i përfaqësuesve politik është i domosdoshëm, ndërsa ajo që nuk duhet të ngec është përgatitja e administratës për hapin e ardhshëm", deklaroi Besimi. 

Sipas zëvendëskryeministrit, nuk ka mungesë të arsyeshme nga agjenda evropiane dhe nuk ka politikë të cilën qytetarët do ta mbështesin jashtë agjendës evropiane në Republikën e Maqedonisë. Për këtë, thotë Besimi, ekziston konsensus i përgjithshëm politik në vend dhe mbështetje e madhe nga qytetarët. Në këtë rast përgjigje më përkatëse, siç tha zëvendëskryeministri, është një citat i Zhan Mones, i cili thotë: "Kur të ndodheni në stuhi dalja e vetme është të qëndroni fortë në drejtimin tuaj, ndërsa atë që nuk duhet ta bëni është ndërrimi i drejtimit".

Jam i bindur se drejtimi ynë është dhe duhet të mbetet Bashkimi Evropian dhe perspektiva euroatlantike. Kjo gjë e transformuar nga fjalë në aktivitete apo aksione, siç tha ambasadori Orav, do të thotë realizim i plotë i rekomandimeve të cilat dalin nga Raporti i KE-së, qeverisje të së drejtës, liri të të shprehurit, luftë kundër korrupsionit, marrëdhënie të mira ndërtenike, dialog politik dhe marrëdhënie të mira fqinje", theksoi Besimi.

Ambasadori Orav tha se nuk ka se çfarë të shtojë më shumë se atë që e ka thënë në fillim të ngjarjes, dhe se shpreson se projekti do të ketë rezultate pozitive.

Projekti për përforcimin e kapaciteteve për procesin e integrimit evropian do të zbatohet 21 muaj në SÇE dhe ministritë kyçe dhe mbështetet financiarisht me 1,7 milionë euro përmes BE-së, gjegjësisht IPA 2010/TAIB. Tuining partnerë të SÇE-së në projekt janë Gjermania, Polonia dhe Kroacia.

Qëllimi i projektit është mbështetja e procesit të integrimit në BE, përmes përforcimit të kapaciteteve të SÇE-së, në drejtim të sigurimit të koordinimit përparues midis resorëve në kuadër të Programit nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA), si dhe marrjes së rolit për koordinimin e ndihmës dhe menaxhimin me IPA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail