Takim i ekspertëve të Maqedonisë për çrregullim të gjumit

Shkup, 5 mars 2015 (MIA) - Shoqata e Maqedonisë për apnenë e natës (çrregullimin e gjumit) është organizatore e Takimit të 9-të të ekspertëve të Maqedonisë për çrregullim të gjumit nga Evropa Qendrore, që mbahet në Shkup, nën mbështetje të kompanisë Philips.

Në takim, përveç për arritjet më të reja shkencore nga fusha e mjekësisë së gjumit, do të bëhet fjalë edhe për rregullativën e Bashkimit Evropian për testim të obligueshëm të të gjithë shoferëve të cilët i shfrytëzojnë rrugët evropiane, në apnenë obstruktive, e cila është përgjegjës për një numër të madh të aksidenteve rrugore në mbarë Evropën.

Siç u paralajmërua sot, në kuadër të takimit do të kumtohen risitë kyçe nga kjo fushë.

Për apnenë obstruktive të natës, të cilën vetëm në Maqedoni e kanë mbi 100.000 njerëz, do të flasin prof.dr. Dejan Dokiq, kryetar i Shoqatës së Maqedonisë për apnenë, prof.dr. Biserka Jovkovska Qaeva, drejtoreshë e Klinikës universitare për pulmologji dhe alergologji-Shkup dhe prof.dr. Derk Jan Dijk drejtor i qendrës për hulumtime klinike të gjumit në Universitetin në Suri, Britani e Madhe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail