Projekt "Leximi dhe matematika janë argëtues"

Shkup, 5 mars 2015 (MIA) - Në kuadër të Projekti ttë USAID-it "Leximi ju bën liderë", sot në SHF "Bratstvo" - Karposh do të mbahet ngjarja "Leximi dhe matematika janë argëtues".

Para nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stajn do të flasë për rëndësinë e shkrimit dhe leximit dhe mbështetjen nga ana e tërë bashkësisë që fëmijët t'i realizojnë potencialet e tyre.

Nxënësit, arsimtarët dhe prindërit do të kenë mundësi ta vizitojnë "Bibliotekën me rrota", automjet special i cili ofron materiale të mëdha për lexim dhe mësim dhe i cili gjatë ngjarjes do të jetë në oborrin e shkollës.

Projekti "Leximi ju bën liderë" të cilin e zbaton Fondacioni për nisma arsimore dhe kulturore "Hap pas hapi" - Maqedoni, ka për qëllim ta vlerësojë dhe përmirësojë shkrimin dhe leximin e hershëm gjuhësor dhe atë matematikor si dhe ta promovojë rëndësinë e këtyre aftësive te i gjithë opinioni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail