"Burrneshat" në konkurrencë zyrtare në Tribeca Film Festival

Prishtinë, 5 mars 2015 (MIA) - Filmi "Burrneshat", i cili pati premierën botërore në Berlinale 2015, po vazhdon rrugëtimin në festivale. Këtë radhë ky film,me skenar nga Laura Bispuri dhe Francesca Manieri dhe regji nga Laura Bispuri, do të jepet premierë në Amerikën e Veriut në Tribeca Film Festival, shkruan "Koha Ditore" 

Siç njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës, ky festival i kategorisë A do të mbahet prej 15 deri 26 prill ndërsa filmi "Burrneshat" do të konkurrojë për të njëjtin çmim në "World Narrative Feature Competition" bashkë me filmat  "The Adderall Diaries" me regji nga Pamela Romanowsky (me protagonist James Franco)  dhe "Franny" me regji nga Andrew Renzi (me protagonist Richard Gere) etj.

"Burrneshat" është i mbështetur në romanin e Elvira Dones "Hana" dhe flet për Hana Doda, e cila ende një vajzë e vogel braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore e ardhshme, e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili u jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe për të pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana - Marku, bëhet një "virgjëreshë e betuar".

Ky film ka një ekip të mrekullueshëm aktorësh, të cilëve u prin aktorja e njohur italiane Alba Rohrwacher bashkë me aktoren shqiptare Flonja Kodheli, Lars Eidinger dhe aktorët Luan Jaha, Ilire Vinca Çelaj, Bruno Shllaku etj.

Filmi "Burrneshat" është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film Kosovё - Sabina Kodra), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), dhe Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian), i mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail