Aeroporti i Ohrit prezentohet në Panairin turistik në Berlin

Shkup, 5 mars 2015 (MIA) - Koncesionari i aeroporteve të Maqedonisë "TAV" e promovoi Ohrin dhe aeroportin "Shën Apostull Pali" në Panairin ndërkombëtar turistik, i cili po mbahet në Berlin. Panairi është nikoqir i rreth 10 mijë pjesëmarrësve nga mbi 180 vende dhe me mbi 180.000 vizitorë.

Aslihan Çortuk, drejtoreshë për marketing e aeroporteve TAV, njoftoi se në panair i promovojnë destinacionet e aeroporteve të drejtuara nga holdingu TAV në Gjeorgji, Maqedoni dhe në Tunizi. Në 12-vjetorin e pjesëmarrjes tonë në këtë panair, qëllimi është të japim kontribut të konsiderueshëm për fushat ku punojmë. Jemi të vetëdijshëm se aeroportet, si vende për hyrje dhe dalje nga shtetet dhe qytetet, luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit", deklaroi Çortuk.

Me promovimin, theksoi, po përpiqen ta rrisin numrin e fluturimeve paralelisht me potencialin turistik në këto vende.

"Aeroportet TAV" i menaxhojnë dy aeroportet në Maqedoni "Aleksandri i Madh" në Shkup dhe "Shën Apostull Pali" në Ohër nga viti 2010.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail