Në janar eksporti 335,7 milionë dollarë

Shkup, 5 mars 2015 (MIA) - Në muajin janar të këtij viti Maqedonia gjithsej ka eksportuar mallra në vlerë prej 335.7 milionë dollarë amerikan, ndërsa ka importuar mallra në vlerë prej 422.4 milionë dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 79,5 për qind, ndërsa deficiti tregtar arrin 86,7 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, pjesëmarrje më të madhe në eksport kanë katalizatorët e bartësve me metale të çmuara ose komponimet e tyre, ferronikeli, pako të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme për automjete, aeroplanë ose anije, prodhime të hekurit dhe çelikut dhe veshmbathjet. Në import më së shumti janë të përfshira vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga  mineralet bituminoze, platini dhe legurat e platinit, të papërpunuara ose pluhur, energjia elektrike dhe metalet tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit.

Më së shumti mallra, 80,1 për qind janë eksportuar në vendet-anëtare të BE-së pas çka vijojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me 8,4 për qind. Import më i madh, 64,6 për qind është bërë nga vendet anëtare të BE-së, pas tyre vijojnë vendet tjera, në një vend tjetër të papërmendura me 11,2 për qind.

Republika e Maqedonisë, në muajin janar të këtij viti më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Bullgarinë, Kinën dhe Serbinë me të cilat është realizuar 55,3 për qind nga këmbimi i përgjithshëm të jashtëm-tregtar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail