Ndërroi jetë Zoran Todorovski, drejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë

Shkup, 5 mars 2015 (MIA) - Në moshën 65 vjeçare ndërroi jetë drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Zoran Todorovski.

Ka lindur më 3 mars të vitit 1950 në Shkup, ku përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Diplomoi në vitin 1972 në Fakultetin filozofik në Shkup në Katedrën për histori me histori të artit. Ka magjistruar në vitin 1989 në Institutin për histori të popullit maqedonas në shekullin XIX dhe XX, në temë "Veprimi i VMRO-s autonome në periudhën 1918-1924", ka doktoruar në vitin 1995 në temë "Organizata e brendshme revolucionare e Maqedonisë 1924-1934".

Ka punuar në Komitetin republikan për kulturë në vitin 1975-1990 so këshilltar për monumente të kulturës dhe veprim të muzeut. Ka punuar në Institutin kombëtar në Sektorin për historinë e popullit maqedonas (1913-1941), si asistent, bashkëpunëtor shkencor, bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe këshilltar shkencor (1990-2003). Todorovski në IHK ishte profesor i lëndës "Historia e Maqedonisë në vitet 1913-1941".

Zoran Todorovski u emërua drejtor i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë dhe udhëhoqi me Arkivin në periudhën e viteve 1999-2002 dhe nga viti 2006 e deri më sot. Ai është kryetar i takimeve shkencore-kulturore "Dhjetë ditë Republika e Krushevës".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail