"Akomplast" e Gjermanisë me investime të reja në Prilep

Prilep, 18 mars 2015 (MIA) - Ministri i Investimeve të Huaja Bill Pavleski dhe kryetari i komunës së Prilepit Marjan Ristevski sot e paralajmëruan investimin e ri të kompanisë gjermane të automobilave "Akomplast" me vlerë prej disa milionë eurove, e cila do të krijojë 250 vende të reja pune.

Sipas Pavleskit, bëhet fjalë për një ndërmarrje që merret me teknologji të lartë.

"Ndërmarrja gjermane automobilistike "Akomplast" është e specializuar në modelimin plastik të pjesëve të automobilave dhe përdor teknologji të përparuar. Përveç në Gjermani, ka fabrika në Angli dhe në Çeki. Pas konsultimeve të tyre, vendosën të investojnë në Maqedoni sepse vendi ofron mundësi të favorshme për investime, por edhe staf ekspertë teknik", deklaroi Pavleski.

Frank Mihaelis, një nga drejtuesit e kompanisë gjermane, informoi se "Akomplast" këto ditë i rishikon lokacionet dhe objektet në Prilep.

"Veç më e kemi formuar kompaninë e re këtu "Inxhekshen molding Prilep" dhe tani kërkojmë një fabrikë të përshtatshme për makinat tona dhe pajisjet. Për një kohë të shkurtë do të zgjedhim stafin e ekspertëve nga shkencat teknike të cilët do t'i dërgojmë për trajnim në Gjermani për dy deri në katër javë."

Sipas paralajmërimeve nga ndërmarrja gjermane, prodhimi do të fillojë më së voni për një vit, ndërsa pas hulumtimit të tregut ky investim braunfild mund të rritet në grinfild.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail