Nesër fillon pranvera, Hëna do ta mbulojë Diellin

Pranvera në Maqedoni dhe në hemisferën veriore fillon nesër në orën 23 e 45 minuta, ndërsa sipas paralajmërimeve të astronomëve, do të ndodhë edhe eklips i Diellit.

Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vjeshta.

Dita e parë e pranverës në Maqedoni do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor kur me kalendar fillon vera. Llogaritja verore e kohës, megjithatë, do të fillojë natën mes datës 28 dhe 29 mars kur akrepat e orës duhet të zhvendoset për një orë para.

Eklips i Diellit është paralajmëruar për nesër, në Evropë do të jetë i pjesshëm, ndërsa në disa vende si në ishujt Farit dhe Svalski do të ketë eklips të tërësishëm.

Eklipsi në Shkup, sipas Shoqatës astronomike të Shkupit do të fillojë në orën 9 e 37 minuta , maksimumi do të jetë në orën 10:45. ndërsa do të përfundojë në orën 11:56 minuta. Gjatë maksimumit do të shihen 43,5 për qind nga disku i Diellit.

Shoqata astronomike rekomandon që eklipsi të shihet me syze speciale apo me maska për saldim me faktor mbrojtës më të larët se 13. Qytetarët e interesuar eklipsin mund ta ndjekin edhe nga sheshi "Maqedonia" me teleskop të Shoqatës astronomike.

Fenomeni kur hëna zbrest tek dielli për herë të fundit ishte më 4 janar të vitit 2011, ndërsa eklipsi tjetër i pjesshëm që do të mund të shihet te ne pritet më 21 janar të vitit 2020.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail