Gjashtë raste të reja të tularemisë, epidemi në Lozovo

Shkup, 19 mars 2015 (MIA) - Gjashtë raste të reja të tularemisë janë konfirmuar sot në Institutin për shëndet publik, me ç’rast numri i përgjithshëm i të sëmurëve në Maqedoni është 19.

Prej gjashtë rasteve të reja, tre janë nga komuna Lozovë (dy nga fshati Karatmanovë dhe një nga fshati Lozovë), ndërsa tre janë nga fshati Grushinë, komuna e Haraçinës dhe nga fshati Opajë në Kumanovë, i cili është vatër e re. Kështu sot pasdite deklaroi Jovanka Kostovska, anëtare e Komisionit për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë pas mbajtjes së seancës së Komisionit.

Ajo theksoi se duke marrë parasysh se në komunën Lozovë veçmë ka 11 raste të tularemisë, Komisioni ka rekomanduar që Qendra për shëndet publik - Veles të shpall epidemi në këtë rajon, sepse është nën kompetencat e tyre.

"Komisioni solli rekomandime që menjëherë objektet për furnizim me ujë në këto vende të prekura së bashku me udhëheqësit lokal të kryejnë pastrimin e tyre, si dhe pastrim të zonave sanitare rreth tyre dhe largimin e gjithçkaje që nuk nevojitet - paraqitjen eventuale të brejtësve, kafshëve të ngordhur...", tha Kostovska.

Në fshatin Karatmanovë, theksoi ajo, gjatë dhjetë ditëve të ardhshme çdo ditë do të vendosin klor në ujë me tableta speciale. Siç tha Kostovska, do të jetë detyrë e Qendrës për shëndet publik që t'i vendosin klor ujit, ta shqyrtojë nivelin e klorit në ujë dhe ta ndjek gjendjen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

"Komuna e Haraçinës do të jetë përgjegjës për të kryer pastrimin e zonave të ujëmbulimit. Uji atje tashmë është i ndaluar kështu që periudhën e ardhshme aty duhet të ketë cisterna me ujë", tha Kostovska.

Gjithashtu, theksoi ajo, janë angazhuar edhe Qendrat për shëndet publik edhe në zonat e përmbytura menjëherë ta ndjekin ujin veçanërisht në objektet e ujësjellësit individual dhe të raportojnë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kostovska tha se Komisioni për sëmundje infektuese rekomandon që banorët nëse vërejnë simptoma të tularemisë në kafshët shtëpiake, në bagëti, siç janë temperatura, ënjtje të nyejve limfatike e ngjashme, menjëherë të paraqiten në telefonin falas të Agjencisë për ushqim dhe veterinari 0800 32222 ose në Stacionin më të afërt veterinar, sepse duhet të ndalohet paraqitja edhe tek kafshët që të mos transmetohet edhe tek njerëzit.

"Në seancë u formua trup operativ koordinativ nga disa anëtarë të Komisionit për sëmundje infektive, të cilat do të kenë për detyrë ta ndjekin çdo ditë situatën në terren dhe për të parë nëse masat që i ka imponuar si Komision po zbatohen", shtoi Kostovska.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail