Thaçi: Bisedime me VMRO-DPMNE-në ka, por nuk kemi arritur deri te çështja për hyrje në Qeveri

Tetovë, 19 mars 2015 (MIA) - Bisedimet me VMRO-DPMNE-në vazhdojnë për çështje të tjera politike, por tani për tani nuk kemi arritur deri te çështja për hyrje në Qeveri, tha sot në brifing me gazetarë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Edhe gjatë formimit të Qeverisë, shtoi ai, publikisht informuam se jemi të gatshëm ta mbështesim nëse ka hapa pozitiv për zhbllokimin e proceseve integruese, si dhe rreth shpërndarjes së buxhetit për financimin e arsimit dhe kulturës së shqiptarëve, infrastrukturës...

"Nuk besoj në ndonjë sukses të këtij procesi sepse prioriteti ynë më i lartë mbetet zhbllokimi i integrimeve të vendit, por nuk parlajmërime të tilla nga na e Qeverisë edhe pse unë kam paralajmërime nga kontaktet që i kam në Shqipëri, Kosovë dhe komunitetin ndërkombëtar se muajve të ardhshëm seriozisht do të punohet në zgjidhjen e kësaj çështjeje", deklaroi Thaçi.

Lidhur me aferën "Përgjimi", Thaçi theksoi se në dy bisedat e publikuara me drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ai nuk bisedon me të si me shefin e shërbimit sekret por si me një përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe se të dy bisedat nuk janë të besueshme përveç, siç thotë, në hollësinë rreth mbështetjes për asgjësimin e vendvotimeve në Strumicë pasi që LSDM ka votuar për asgjësimin e vendvotimeve në Strugë, që PDSH nuk ka mundur ta tolerojë.

Për liderin e LSDM-së Zoran Zaev, Thaçi theksoi se i vjen keq që në vitin 2008 ka dhënë kontribut të madh politik, siç tha, që Zaev të abolohet nga ana e kryetarit të atëhershëm, Branko Cërvenkovski.

"Tendencat e tij për të më diskredituar mua personalisht e politikisht janë të lejueshme, por insinuatat se PDSH është në linjë të njejtë me BDI-në, opinioni nuk do t'i pranojë. Bëhet fjalë edhe për disfalifikim politik se do të ketë edhe incizime për krim dhe korrupsion të PDSH-së, që nuk i ka", tha Thaçi.

Për mundësinë e ndërmjetësimit ndërkombëtar në tejkalimin e situatave, Thaçi tha se suksesi i ndërmjetësimit varet nga vullneti i liderëve vendor politik.Për të formimi i komisionit anketor parlamentar në krye me përfaqësues nga PDSH-ja, është zjidhja më e mirë e mundur e krizës me ndihmë eksperte të komunitetit ndërkombëtar nga aspekti teknik dhe vëzhgimi i tërë procesit nga diplomatët nga aspekti diplomatik.

"Ne asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të ndjekim ikë, në gjendjen e tanishme nuk jemi të kypur drejtpërdrejtë në afera me çka i përmbushim të gjitha kushtet që kryetari i komisionit të jetë nga PDSH-ja", deklaroi Thaçi.

Për propozimin e Zaevit për qeveri kalimtare, kryetari i PDSH-së tha se nuk është i pranueshëm për askend përveç për Zaevin sepse me atë nuk përfshihen kërkesat e faktorëve tjerë politik si PDSH, BDI, VMRO-DPMNE...

Lidhur me procesin e zgjidhjes juridike të këtij rasti, ai theksoi se kjo nënkupton marrëveshje paraprake politike që do të prodhojë përfundim juridik kredibil të procesit.

Për kongresin partiak në organizim të Ziadin Selës, që këtë fundjavë do të mbahet në Tetovë dhe në Shkup, Thaçi tha se bëhet fjalë për ish funksionarë që janë larguar nga PDSH-ja dhe se nuk do të intervenojnë as të kërkojnë dëbim gjyqësor për shfrytëzimin ilegal të simboleve të tyre partiake për të mos u dhënë argument organizuesve se me gjyq i kanë ndaluar, sepse, siç tha Thaçi, çdo çudi zgjat tre ditë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail