Aliti: Po bisedohet për ligjet për letërnjoftimet

Shkup, 24 mars 2015 (MIA) - Partnerët e kolaicionit në Kuvend, BDI dhe VMRO-DPMNE, sipas Rafiz Alitit nga BDI, janë në fazë të bisedimeve lidhur me ndryshimet e ligjeve për vendbanimin dhe për letërnjoftimet.

Aliti në deklaratën e sotme pas shtyerjes së mbledhjes së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive tha se qëndrimi i BDI-së lidhur me këto ligje mbetet i njëjtë, por se për to po bisedohet me partnerët e koalicionit.

"Gjithsesi se qëndrimi ynë ishte dhe mbetet sepse kemi dallime konceptuale me partnerin e koalicionit. Gjatë ditëve në vijim do të bisedohet lidhur me ligjet. Edhe ne edhe partneri i koalicionit kemi ndryshiemt tona dhe pikërisht për ato negociohet", sqaroi Aliti.

Aliti tha se krahas ndryshimeve të ligjeve për letërnjoftimet dhe vendbanimin, nuk do ta mbështesin, as ligjin për dokumentet e udhëtimit.

Gjithsesi, shtoi ai, se BDI dhe VMRO-DPMNE kanë mendime të ndryshme për ligje të caktuara dhe për këtë arsye bisedohet.

Në pyetjen nëse, siç paralajmëroi, grupi i deputetëve të BDI-së do ta bllokojë miratimin e ligjit, Aliti tha se tani nuk është faza e bllokimit, por e bisedimeve.

Sipas tij, grupi i deputetëve të BDI-së nuk ka parashtruar amandamente për ndryshimet e Ligjit për letërnjoftimet.

Mbledhja e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive u shtye për në orën 13:00 me kërkesë të deputetes Roza Topuzova Karevska.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail