Trendet më të reja të mobiljeve të ekspozuara në "MOBILJE 2015"

Shkup, 24 mars 2015 (MIA) -  Prej sot në Panairin e Shkupit filloi manifestimi i panairit më i madh dhe më të vizituar "MOBILJE 2015".

Këtë vit në  16.000 metra katrorë, në 10 halla të panairit do të prezantohen mbi 10.000 copë mobilje. Rreth 400 ekspozues vendor dhe të huaj do t'i prezantojnë  trendet më të reja të mobiljeve dhe disenjeve. 

"Në panair do të prezantohen disenjet më të reja të mobiljeve për dhoma gjumi, dhoma dite, kuzhina, banjo dhe hapësira të tjera pune, si dhe këshilla për rregullim të jashtëm të kopshtit. Këtë vit është panairi më i madh që  e kemi organizuar dhe e përfshin të gjithë kapacitetin e panairit", deklaroi Magdalena Hambova, projekt menaxhere e panairit të Shkupit.

Për ekspozuesit, Panairi i Shkupit tradicionlisht organizon konkurs për eksponate më të mira të panairit në kategori të ndryshme në klasë të prodhuesve dhe klasë të tregtarëve. Zgjedhjen e bën komisioni profesional në të cilin janë të kyçur edhe profesorë nga Fakulteti për disenj dhe teknologji të mobiljeve, Fakulteti arkitektonik, si dhe përfaqësues të Asociacionit të arkitektëve, Minsitrisë së Ekonomisë dhe Klasterit të industrisë së drurit në Maqedoni.

Organizuesit presin që këtë vit MOBILJE 2015 të ketë rreth 50.000 vizitorë të cilët do të kenë mundësinë ta rregullojnë shtëpinë e tyre, ndërkaq nga ekspozuesit të mundësojnë edhe zbritje të mëdha, por edhe të bëhen fitues potencial të Opel Korsës së re nga loja shpërblyese e organizuar për vizitorët.

Panairi do të zgjasë deri më 29 mars, ndërsa për vizitorët do të jetë i hapur prej  orës 10:00 deri në orën 20:00, ndërsa të dielën deri në orën 17.  Çmimi i biletës hyrëse do të jetë 100 denarë, ndërsa për vizita grupore dhe për studentë, Panairi i Shkupit mundëson zbritje prej 50 për qind.

Në suaza të panairit në Ndërtesën e drejtorisë në panirin e Shkupit është hapur ekspozitë e vëllezërve Urdin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail