Konkurs shpërblyes i EVN-së për maskat më të mira të inspiruara nga librat

Shkup, 24 mars 2015 (MIA) - EVN Maqedoni e vazhdoi afatin për t'u paraqitur në konkursin shpërblyes për maskën më të mirë të inspiruar nga ndonjë libër, me çka do të shënohet Dita botërore e librit për fëmijë, 2 Prilli. Konkursi është hapur deri më 29 mars, deri kur pjesëmarrësit duhet të dërgojnë fotografi në të cilat janë të fotografuar me maskat e tyre në e-adresën konkurs@evn.mk.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit e moshës prej gjashtë deri në 14-vjeç të të gjitha shkollave fillore në Maqedoni, ndërsa informacione shtesë mund të marrin në telefonin 02 2466 444. Takimi final i "personazheve të librave" do të ndodh më 1 prill, Ditën e gënjeshtrave, kur do të ndahen edhe shpërblimet për maskat më kreative, për të cilat do të vendos komisioni treanëtarësh. Për pesë maskat më kreative EVN do të sigurojë tableta me aplikacione për leximin e librave elektronik.

Konkursi është realizuar në partneritet me asociacionin për hulumtim, komunikim dhe zhvillim "Pablik", ndërsa fotografitë me maskat më të mira do të publikohen edhe në faqet e revistës shkollore "Fytyrë më fytyrë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail