Takim i ministrit Izairi me ambasadorin gjerman Alt'hauzerShkup, 25 mars 2015 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi ka pasur takim pune me ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Kristine Alt'hauzer.
Në mbledhje, Ministria dikasteriale kumtoi se janë shqyrtuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, duke shprehur gatishmëri për realizimin e përbashkët të projekteve.
Ministri Izairi, siç është theksuar, ka shprehur ngushëllim për udhëtarët e vdekur gjermanë gjatë rrëzimit të djeshëm të aeroplanit të kompanisë "Gjermanuings".
|