Sot shi me ngjyrë me rërë afrikane dhe pluhur

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në orët e pasdites reshje do të ketë në më shumë pjesë të vendit, ndërsa reshje më të mëdha të shiut do të ketë në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Në pjesët jugore reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima. Ka mundësi për paraqitjes e shiut me ngjyrë, për shkak të pranisë së rërës dhe pluhurit, që këto ditë është bartur  nga Afrika. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura, siç kumtoi DPHM, do të luhatet prej 10 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm veçanërisht në orët e paradites dhe gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare  e përforcuar juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Për shkak të kushteve për jostabiliteti reshje nesër do të ketë në disa vende me karakter të rrëmbyeshëm të shoqëruara me bubullima.  Deri të shtunën sasia e përgjithshme e reshjeve pritet të jetë mbi 30 litra në metër katror, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe juglindore të vendit. Do të fryjë erë e matur, dhe i fortë nga juglindja, ndërsa të shtunën do të fryjë nga veriu.

Reshje të borës do të ketë vetëm në majet e larta malore, ndërsa të shtunën edhe në lartësi mbidetare mbi 1500 metra.

Të shtunën temperaturat ditore do të jenë më të ulta dhe do të lëvizin prej 7 deri në 13 gradë, ndërsa të dielën do të ketë stabilizim gradual të motit me rritjen e temperaturave ditore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail