BPRM do të lëshojë monedha prej 10 denarëve për qëllime koleksioniste

Shkup, 26 mars 2015 (MIA) - Këshilli i Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë sot miratoi vendim për lëshim në qarkullim të 7.000 monedhave për qëllime koleksionuese "binjakë" dhe "akrepi" nga seria e "shenjave të horoskopit". Monedhat "Binjakë" dhe "Akrep" janë me vlerë prej 10 denarëve.

Në seancën e Këshillit është miratuar Raporti për punën e revizionit të brendshëm për vitin 2014, me ç'rast është konstatuar se Drejtoria për Revizion të Brendshëm  tërësisht e ka zbatuar programin për punë. Në vitin 2014 janë kryer 18 revizione të rregullta në 35 procese të punës, me ç'rast për konstatimet e konfirmuara janë dhënë  61 rekomandime për përmirësimin e sistemit të kontrolleve interne. Në bazë të rregullt të kuartalit është ndjekur zbatimi i rekomandimeve të dhëna dhe njohuritë e ndjekjeve të kryera  tregojnë në atë se rekomandimet kryesisht respektohen  dhe realizohen në afatet e dhëna. Nivel i realizimit të rekomandimeve të dhëna në vitin 2014 është plotësuar me 96,4 për qind, kumtoi BPRM.

Këshilli i BPRM-së miratoi edhe Rregullore për aktivitetin hulumtues, i cili mundëson përparim të mëtutjeshëm në korrnizën e aktivitetit hulumtues dhe harmonizimit të saj me praktikat botërore. Rregullorja stimulon pozitë të mesme në të cilën stimulohet aktiviteti hulumtues dhe i nxit të punësuarit për shpallje të punëve në revistat ndërkombëtare me faktor të ndikimit, në funksion të përforcimit të mëtutjeshëm të kapacitetit institucional dhe promovimit më të gjërë të institucionit, thuhet në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail