Pagesë më e shpejtë e pushimeve mjekësore dhe të lehonisë

Shkup, 26 mars 2015 (MIA) - Lehtësime të reja për realizimin e së drejtës së pagesës së pushimeve mjekësore dhe të lehonisë, të realizuara në kuadër të Projektit qeveritar "Pagesë më e shpejtë e komensimeve për pushime mjekësore dhe lehoni", paralajmëroi sot u.d. drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëdnetësor të Maqedonisë, Kristina Hristova.

"Prej 15 marsit hynë në uqi ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, me të cilat mundësohet që personave të siguruar, të cilëve iu është ndërprerë marrëveshja për punësim në kohë të caktuar, Fondi të vazhdojë t'ua paguajë kompensimin e rrogës, gjatë lehonisë. Nëse punëdhënësi nuk ua vazhdon marrëveshjen për punë, ata kanë të drejtë të kompensimit prej Fondit, për mungesë gjatë lehonoisë për tërë kohëzgjatjen e saj të plotë", tha Hristova.

Theksoi se për të gjitha kërkesat e reja për pushim të lehonisë të parashtruar prej 16 marsit vlejnë dispozitat e deritanishme ligjore për realizimin e së drejtës, por tani me kompensim të garantuar për personat e punësuar në kohë të caktuar.

"Risia tjetër dhe lehtësimi për të siguruarit që është në procedurë kuvendore, ka të bëjë me atë që gjatë pushimit mjekësor apo pushimit të lehonisë, Foni do të vazhdojë ta paguajë kompensimin për pushimin mjekësor apo të lehonisë, pa marrë parasysh se kur dhe nëse punëdhënësi e ka paguar kontributin për sigurimin shëndetësor për të punësuarit e tjerë në ndërmarrje", theksoi Hristova.

Shtoi se kjo do të thotë se nëse i siguruari është në pushim mjekësor apo pushim të lehonisë, Fondi, të drejtën e përfituar do ta zbatojë tërësisht për dallim nga vendimi i deritnishëm, kur pagesa e kompensimit  varet nga pagesa me kohë për sigurimin shëndetësor të të gjithë të punësuarve.

Drejtori i dytë i FSSHM-së, Orhan Ramadani tha se paralelisht me ndryshimet ligjore, Fondi punon edhe në vendosjen e lehtësimeve administrtive në procedurën për kërkesë të kompensimit për pushim mjekësor apo pushim të lehonisë, të cilat planifikojnë prej majit të mund të parashtrohet edhe në mënyrë elektronike, përmes ueb portalit të Fondit.

Hristova theksoi se kërkesën për pushim  të lehonisë, krahas të siguruarit dhe punëdhënësit, mund ta parashtrojnë edhe gjinkologu amë apo institucioni shëndetësor ku është kryer lindja.

Nga FSSHM sqarojnë se qëllimi është që të shkurtohet koha e pritjes për pagesën e parë të pushimit të lehonisë, ndërsa të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme si: ekstrkti, fomulari ISR, fletë-lëshimi. planifikoht që Fondi me detyrë zyrtare në mënyrë elektronike t'i marrë nga Drejtoia për të ardhura publike, Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë, Drejtoria për udhëheqje të evidencës së librave amë he institucioneve shëndetësore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail