Shënimi i 27 marsit - Dita botërore e teatrit

Shkup, 27 mars 2015 (MIA) - Me rastin e 27 Marsit, Ditës botërore të teatrit, Fakulteti i arteve dramatike dhe IK Teatri dramatik nga Shkupi sot organizojnë program të pasur.

Fakulteti i arteve dramatike festimin do ta hapë me leximin e porosisë botërore dhe të Maqedonisë me rastin e Ditës botërore të teatrit, ndërsa do të vazhdojë me maratonë nga prezantimet studentore për provim të studentëve nga Fakulteti i arteve dramatike në Shkup.

Festimi i cili shënohet tradicionalisht, do të mbahet në Skenën akademike të Fakultetit me fillim në orën 12, ndërsa në të do të përfshihen edhe studentë nga Fakulteti i Artit figurativ dhe nga Fakulteti i artit muzikor me ekspozitat dhe koncertet e tyre.

Teatri dramatik, megjithatë, do ta shënojë ditën me performanca të disa prezantimeve, ndërsa do të mbahen edhe promovime të librave dhe ekspozitave artistike.

Siç kumtoi teatri dramatik, programi fillon në orën 11:30 minuta me promovimin e librave për fëmijë të Matica Makedonska-Matica për të vegjël. Në orën 12 do të realizohet prezantimi "Kapiteni Xhon Poplfolk" (prezantim për fëmijë);  në orën 14:30 do të vijojë prova lexuese e hapur e prezantimit "Njeriu pa dorë" nga Martin Mekdonah në regji të Sinisha Evtimov; në orën 16 do të ketë lexim (ringjallje) të stripit të njohur të Maqedonisë "Ajvarmen"; ndërsa ora 17:30 është caktuar për dëgjim të Gershvinit në disqe bakelite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail