Në Shkup dje 14 aksidente komunikacioni, kaçubeti ka larguar 71 automjete

Shkup, 27 mars 2015 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 14 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, dy janë me pasoja dëme materiale dhe 10 janë me pasoja lëndime të lehta trupore, me ç'rast lehtë janë lënduar gjashtë shoferë, pesë këmbësorë dhe tre bashkudhëtarë.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore. Një ka ndodhur në orën 10 e 20 minuta në rrugën "Butelska", ku lehtë u lëndua një këmbësor, ndërsa e dyta në orën 20 e 45 minuta në rrugën "Radovan Kovaçeviq" ku janë përfshirë tre automjete, me ç’rast janë lënduar dy shoferë me lëndime të rënda trupore dhe një shofer me lëndime të lehta trupore.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 30 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar, 20 prej tyre kanë lëvizur me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë në vende të banuara. Njëmbëdhjetë shoferë kanë përdorur telefonin celular ose nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe pesë persona kanë drejtuar automjetin pa leje valide.

Me ndihmën e automjetit special "kaçubet" gjatë ditës së djeshme policia e komunikacionit ka larguar 71 automjete, të cilët kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail