Qendër për diabet në poliklinikën Bit Pazar

Shkup, 27 mars 2015 (MIA) - Në poliklinikën Bit Pazar në suaza të Shtëpisë shëndetësore Shkup, nga muaji i kaluar është hapur Qendër e re për diabet, në të cilin deri tani janë realizuar gjithsej 519 kontrolle. Qendra punon çdo ditë prej orës 7:30 deri në orën 14:30.

Sipas të dhënave të sistemit Termini im, vitin e kaluar janë kontrolluar gjithsej 15.236 pacientë në qendrat për diabet në poliklinikën "Bukuresht" dhe "Jane Sandanski", pranë Shtëpisë shëndetësore Shkup. Duke marrë parasysh numrin e madh të kontrolleve të realizuara, Shtëpia shëndetësore Shkup e ka zgjeruar këtë veprimtari me hapjen e Qendrës së re për diabet në poliklinikën Bit Pazar.

Për nevojat e Qendrës, kumtoi Shtëpia shëndetësore Shkup, në poliklinikën Bit Pazar është adaptuar dhe rregulluar hapësirë adekuate, ndërsa me qëllim të përsosshmërisë së kuadros, është bërë edhe riedukim i mjekëve specialistë të mjekësisë interne në Novo Mesto, Republika e Sllovenisë dhe në Klinikën universitare për endokrinologji, diabet dhe sëmundje të metabolizmit.

Në këtë mënyrë, siç thuhet, është mundësuar veprimi i dy qendrave më mëparshme, duke marrë parasysh se ndaj Qendrës së re për diabet gravitojnë pacientë nga komunat Çair, Butel, Gazi Babë, Shuto Orizarë.

Njëherit, krahas terapisë së insulinës të cilën deri tani pacientët kanë mundur ta marin në barnatoren e insulinës në këtë poliklinikë, në Qendrën për diabet pacientët marrin shërbim të kompletuar shëndetësor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail