Treshja e eurodeputetëve u takua me përfaqësuesit e LSDM-së, në rrjedhë është takimi me VMRO-DPMNE-në

Bruksel, 30 mars 2015 (MIA) - Përfaqësuesit e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, Renata Trenevska-Deskoska dhe Viktor Gaber, para pak kohësh e përfunduan takimin bilateral me eurodeputetët Ivo Vajgëll, Edvard Kukan dhe Riçard Houit, në kuadër të dialogut që me ndërmjetësim të Parlamentit evropian po zhvillohet me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në Bruksel. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, edhe pse fillimisht ishte paraparë takimi me përfaqësuesit e LSDM-së dhe eurodeputetët të fillojë në orën 11:30, ai u prolongua për 45 minuta për shkak të vonesës së europarlamentarit Kukan.

Kështu, para pak kohësh përfundoi takimi bilateral i social-demokratëve maqedonas me përfaqësuesit e PE-së, të cilët janë të vëzhguar nga dy përfaqësues të Komisionit evropian, por Shekerinka, Trenovska-Deskoska dhe Gaber refuzuan të japin deklaratë për atë se çka është biseduar në takimin  e parë.

Takim bilateral me Vajgëll, Kukan dhe Houit për momentin po mbajnë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Ilija Dimovski.

Sipas parlajmërimeve, nëse eurodeputetët dhe përfaqësuesit e Eurokomisionit, nga takimet bilaterale me përfaqësuesit e dy partive maqedonase marrin përshtypje se ka pika prekëse për dialog të mundshëm dhe marrëveshje, atëherë rreth orës 15:00 pritet të mbahet takim i përbashkët i përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Pa dallim të epilogut të sotëm nga këto bisedime fillestare, nga Europarlmenti paralajmërojnë se pas festve të Pashkëve do të mbahet takim i ri me qëllim të vënies fund të krizës politike në Maqedoni dhe kthimit të LSDM-së në Kuvend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail