Kuvendi debaton për propozim Ligjin e plotësuar për Ekonomi të Ujërave

Shkup, 30 mars 2015 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas pauzës së rregullt, sot pasdite do të vazhdojë me debatin për propozimin e plotësuar të Ligjit për ekonomi të ujërave, në kuadër të seancës së 41-të.

Propozim-ligji i plotësuar për ekonomizim të ujërave, për deputetin, Lupço Dimovski është ligj serioz pasi që, tha, propozohet formimi i një SHA të ri për Ekonomizim të Ujit të Republikës së Maqedonisë, i cili do të ketë kompetencë krahas ujitjes së sipërfaqeve bujqësore, si dhe autorizimit për zbatim gjegjësisht për dërgimin e ujërave industriale dhe për pastrimin e baseneve lumore. Ai përmendi se Maqedonia ka rrjet të zhvilluar të kanalizimit për ujitje prej rreth 1.000 kilometrash, prej të cilave Qeveria ka pastruar mbi 650 kilometra rrjet të kanalizimit. Sipas tij, me formimin e SHA-së së re bëhet menaxhim i centralizuar me ujërat në Republikën e Maqedonisë, në pjesën e ujitjes, kullimit, kullimit dhe pastrimit të baseneve lumore, pasi që nevojitet organizim dhe menaxhim i mirë i pajisjeve me të cilat disponojnë ndërmarrjet për ekonomizim me ujë, por edhe me atë pajisje dhe mekanizim i cili duhet të furnizohet. Ndryshe, për funksionimin e SHA-së për Ekonomizim me ujë të Republikës së Maqedonisë, degët e së cilëve do të jenë tashmë ekzistues, siç u tha në seancë, janë paraparë 220 milionë euro për 10 vitet e ardhshme.

Një prej vërejtje të deputetëve të BDI-së për propozim Ligjin e plotësuar për Ekonomizim me ujë, siç tha deputeti Rexhail Ismaili, është pagesa e kompensimit për sistemit për ujitjen e sipërfaqes bujqësore edhe për ata bujq të cilët nuk e shfrytëzojnë. Qëndrimi i grupit të deputetëve të BDI-së është që kjo taksë apo kompensim nuk duhet të ekzistojë, pasi që me këtë propozim shtrenjtohen produktet bujqësore.

Deputeti Ramiz Merko ndër të tjerash vlerëson se themelimi i një SHA-je të re për Ekonomizim me ujëra është kundër prodhimtarisë bujqësore, ndërsa do ta ndërmarrë edhe të drejtën për menaxhim me basenet lumore, prandaj kërkoi ky Propozim-ligj për ekonomi të ujërave të tërhiqet dhe të përgatitet një më i mirë.

Paraprakisht, deputetët e miratuan vendimin për plotësimin e Vendimit për themelimin e grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera dhe përzgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera. Për kryetar të grupit të deputetëve për bashkëpunim me parlamentin e Polonisë është zgjedhur deputetja, Roza Topuzevska Karevska.

Deputetët e pranuan edhe plotësimin e Vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin parlamentar të Nismës qendrore evropiane. Për shef të delegacionit kuvendor të Maqedonisë ishte emëruar deputeti Aleksandar Nikollovski. Përndryshe, këtë vit Republika e Maqedoisë është kryesuese me IQE, në suaza të të cilit janë paralajmëruar aktivitete të rëndësishme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në seancë është miratuar edhe vendimi për ndryshime të Vendimit për shkarkim dhe emërim  të kryetarit dhe anëtarët e Këshillit për ndarje të shpërblimit shtetëror është zgjedhur profesori i Fakultetit filozofik, Vanço Georgiev.

Kuvendi i solli edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, të Ligji për Menaxhim me mbeturinat, si dhe të Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor.

Me procedurë të shkurtuar Kuvendi i solli edhe ndryshimet e Ligjit për shfrytëzim dhe dispozicion me gjërat e organeve shtetërore. Sipas ndryshimeve ligji për fillim të aplikimit për mënyrën e re për shitje dhe furnizim të  gjërave të lëvizshme dhe të palëvizshme të organeve shtetërore fillon prej më 1 maj të vitit 2015.

Në rendin e ditës të seancës së 41-të janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për dokumentacionin rrugor të shtetasve të Republikës së Maqedonisë, të ligjit për Këshill Gjyqësor dhe për Propozim-ligjin për shërbim publik të Prokurorisë, si dhe të Ligjit për sigurim shëndetësor, të Ligjit për kooperativa bujqësore dhe ndryshime të ligjit për veprimtari hidrometeorologjike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail