Spasov: Rritet shuma e subvencioneve për energjense për kategoritë e rrezikuara

Jegunoc, 31 mars 2015 (MIA) - Rritje të shumës për subvencionim të energjisë së shpenzuar elektrike dhe energjense tjera për ngrohje për marrësit e asistencës sociale paralajmëroi ministri Dime Spasov gjatë vizitës së sotme në Jegunoc.

Sipas Spasovit, ky projekt për mbështetje të familjeve që marrin asistencë sociale filloi në vitin 2010 si përgjigje nga Qeveria ndaj problemeve ekonomike të shkaktuara nga kriza ekonomike botërore dhe kriza  debitore evropianeme ç'rast rreth 10 mijë familja kanë filluar të marrin nga 600 denarë për këtë dedikim ndërsa nga viti 2012 kjo shumë është rritur në 700 denarë në muaj për një familje. Në pajtueshmëri me planin e Qeverisë dhe premtimet e dhëna, shtoi ministri Spasov, ky kompensim nga mesi i vitit rritet për 100 denarë shtesë.

 "Rritet i njejti kompensim në 800 denarë duke filluar nga korriku i këtij viti. Për realizim të këtij projekti janë siguruar mjete në vlerë prej 81 milionë denarë që është ndihmë e rëndësishme dhe plotësuese në të holla për marrësit e asistencës sociale dhe mbështetje  plotësuese nga  shteti për tejkalim të sfidave me të cilat ballafaqohen", deklaroi Spasov.

Lidhur me atë se nëse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka mjete të mjaftueshme për mbulim të rritjes së paralajmëruar të asistencës sociale për 10 në vend që siç ishte planifikuar për 5 për qind, ministri Spasov tha se ky dallim do të kompensohet nga kursimi i brendshëm në Ministri në nivel vjetor me pagesën elektornike të mjeteve deri te shfrytëzuesit me ç'rast zvogëlohen shpenzimet postare dhe të tjera si dhe me zbatimin e sistemit për mbrojtje nga keqpërdorimet e asistencës sociale.

Spasov paralajmëroi edhe vazhdim të masave për mjekim falas klimatik dhe të banjës dhe uikende falas për pensionistët që deri më tani e kanë shfrytëzuar rreth 27.430 pensionistë.

"Për këtë vit është planifikuar që në mjekim klimatik dhe të banjës të dërgohen rreth 5.500 ndërsa në uikend falas rreth 3.500 pensionistë. Krahas personave me pensione më të ulta si kriter sivjet do të merret parasysh edhe pikët gjegjësisht këto masa t'i shfrytëzojnë personat me invaliditet dhe minatorët e pensionuar që kanë punuar në gërmime nëntokësore", tha Spasov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail