Nxënësit e shkollave të mesme në negociata me MASH-in

Shkup, 31 mars 2015 (MIA) - Përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme sot janë në negociata me Minsitrinë e Arsimit dhe Shkencës lidhur me kërkesat e tyre. Ata presin nga Ministria ta shqyrtojë platformën me kërkesa dhe të parashtrojë përgjigje për të.

"Me platformën kërkojmë pranim nga ana e kompetentëve në Minsitri, të cilëve u themi se si nxënës të shkollave të mesme kmi dëshirë dhe dëshirojmë arsim më të mirë dhe më cilësor, por kursesi nuk dakordohemi me mënyrën dhe shpjetësinë e risive në maturën shtetërore, e cila të gjithë ne na përket në mënyrë të drejtpërdrejtë", theksojnë nga Unioni.

Ata konsiderojnë se lidhur me këtë çëshje duhet të dëgjohet edhe zëri i nxënësve.

"Kërkesa jonë është e thjeshtë, e ajo është që matematika të mos jetë lëndë e detyrueshme në maturën shtetërore për të gjithë nxënësit. Qëndrimi ynë ëshë se matematika mund të jetë e detyrueshme vetëm për nxënësit e gjimnazeve matematikore-shkencore, të cilët në të vërtetë kanë zgjedhur ta mësojnë atë. Të gjithë maturantët duhet të kenë të drejtë të zgjedhjes sepse jo çdokush prej nesh ka talent dhe interesim ta kalojë matematikën. Shumë prej nesh u përkushtohemi gjuhëve dhe shkencave shoqërore, ku matematika nuk është më se e nevojshme. Kjo duhet të merret parasysh", theksuan nxënësit e shkollave të mesme.

Ata thonë se për këtë kërkesë kanë mbështetjen e profesorëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail