Kuvendi përkrahu disa ndryshime ligjore në lexim të parë

Shkup, 31 mars2015 (MIA) - Kuvendi republikan, sot, në vazhdim të seancës së 41-të, e ka përkrahur propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për lojëra fati dhe për lojëra zbavitëse, për shitje të tokës bujqësore në pronë shtetërore dhe për sigurim shëndetësor, të gjitha në lexim të parë.

"Me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve minorenë nga ndikimi i dëmshëm i lojërave të fatit, me ndryshimet vendoset obligim që organizatorët e lojërave të fatit në hyrje të hapësirës së objektit ku organizaohen ato, të vendosin mbishkrim me përmbajtje për ndalesë të hyrjes të personave nën 18 vjeçarë", tha në elaborimin e ndryshimeve të Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra zbavitëse, zëvendësministri i Financave Ardian Xheladini.

Me ndryshimet e propozuara ligjore përforcohen kompetencat e Drejtorisë për të Ardhura Publike, si organ inspektues i cili e kryen mbikëqyrjen në organizimin e lojërave të fatit, që të mund në çdo kohë, gjatë mbikëqyrjes, të bëjë kontroll të dokumentacionit, me të cilin dëshmohet mosha e personave të hasur në hapësirat ku organizohen lojërat e fatit. Nëse personi juridik mundëson hyrje dhe pjesëmarrje në lojërat e fatit të personave nën 18 vjeçarë, propozohet të vendoset gjobë prej 5.000 eurove. Nëse vepra përsëritet në afat prej dy viteve, të shqiptohet edhe sanksion penal, ndalesë e përkohshme për kryerje të veprimtarisë së caktuar në kohëzgjatje prej gjashtë muajve deri dy vite.

Me Propozim ligjin jepet mundësia për rilicencimin e organizatërove të lojërave të fatit, të cilëve u është dhënë licencë për organizimin e lojërave të fatit, respektivisht të mund para skadimit të afatit të vlefshmërisë të licencës ekzistuese të parashtrojnë kërkesë për licencë të re, nëse i kanë paguar kompensimet për pagesë dhe këstet për licencë.

Me Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronë shtetërore, megjithatë, duhet të mundësohet të aprovohet program për shitje të tokës bujqësore për vitin vijues dhe do të krijohet perceptim të çmimit të tregut.

Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për sigurim shëndetësor, parashikohet që kompensimi i konfirmuar i pagës në rast të mungesës nga puna për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe lehonisë, të paguhet edhe në rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, gjegjësisht të paguhet gjatë periudhës së konfirmuar me dispozitat nga sfera e marrëdhënieve të punës. Parashikohet edhe pagesë e kompensimit të pagës edhe në rast kur kontributi për sigurim të obligueshëm shëndetësor nuk paguhet gjegjësisht paguhet me vonesë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së vlerësuan se me ndryshimet ligjore do të eliminohen padrejtësitë dhe jologjikshmëritë për të siguruarit dhe gjatë mungesës gjatë lindjes do të ketë pagesë të garantuar të pushimit mjekësor nëntë muaj.

"Ndryshimet do të mundësojnë pagesë më të shpejtë të kompensimeve dhe lehtësim të procedurës për paraqitje të mungesës gjatë lindjes. Dërgimi jo në kohë i kërkesave nga ana e firmave dhe pagesa jo në kohë ose madje të rikompletimit jo në kohë të dokumenteve të mungesës gjatë lindjes në periudhën e kaluar", theksoi Vesna Pemova nga VMRO-DPMNE-ja.

Në seancën e sotme të Kuvendit u votua Ligji për ndryshim të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet e organeve shtetërore, me të cilat do të prolongohet furnizimi dhe shitja e sendeve të palëvizshme dhe të lëvizshme nga 1 prilli në 1 maj të këtij viti.

Sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së Bllagorodna Bojaxhieva, me prolongimin do të mundësohet që të gjitha procedurat e filluara për shitje dhe dhënie me qira të sendeve të palëvizshme dhe të lëvizshme të përfundohen me dispozitat ekzistuese nga Ligji për shfrytëzim dhe disponim me sendet e organeve shtetërore.

Kuvendi e filloi edhe debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, me të cilin, sipas ministrit dikasterial Adnan Jashari, duhet të rriten kapacitetet e Këshillit Gjyqësor dhe Gjyqësisë.

"Në bazë të rekomandimve dhe raportit të KE-së ishim të obliguar të parashohim ndryshime në drejtim të rritjes së profesionaliteti ë anëtarëve të këshillit jyqësor. Kërkojmë të rriten parakushtt për zgjedhje pa marrë parasysh atë që bëhet fjalë për anëtarë nga radhët e gjykatësve apo jashtë gjyqësisë", tha Jashari.

Me ligj parashihet që mandati i kryetarit ë Këshillit të zgjasë tre vite, me të drejtë të rizgjedhjes. Bëhet ridefinimi i kushteve për zgjedhje të anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjykatësve, më pas për zgjedhje të anëtarit të Këshillit sipas propozimi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe pë zgjedhje të anëtarit të Këshillit me propozim të Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Propozoht edhe rregullimi i dispozitave lidhur me zbatimin e testit psikologjik dhe testit për intgritet, nërsa Libri gjyqësor i emrave nga Minsitria e Drejësisë të kalojë në kompetenca të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Propozohet edhe vlerësimi i rregullt dhe i jashtëzakonshëm i gjykatësve. Vlerësimi i rregullt i gjykatësve duhet të bëhet njëherë në dy vite, përfundimisht me fundin e marsit të vitit paraprak, përderisa vlerësimi i jashtëzakonshëm i gjykatësve bëhet sipas vlerësimit të Këshillit, gjatë zgjedhjes së gjykatësit në gjyq më të lartë për zgjedhje të kryetarit të gjykatës me kërkesë të Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe ngritjen e procedurës për verifikimin e përgjegjëisë disiplinore të gjykatësit.

Debati në Kuvend duhet të vazhdojë pas pauzës së rregullt të deputetëve. Në rend dite të mbledhjes janë edhe propozim-ligjt për shërbimin publik të Prokurorisë dhe për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për dokumentet e udhëtimit ë shteasve të Republikës së Maqedonisë, në lexim të parë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail