Biegman: Integrimi në një organizatë të fuqishme politike, ekonomike dhe të sigurisë është thelbësor për Maqedoninë

Shkup, 1 prill 2015 (MIA) - "Asnjë shtet nuk mund të mbijetojë vetëm në këtë botë, por një shtet i vogël siç është Maqedonia ndoshta ka nevojë për pjesën tjetër të botës më tepër se shtetet e mëdha", thotë ish ambasadori i NATO-s në Maqedoni, diplomatit holandez, Nikolas Biegman.

Në kontributin e  përgatitur nga ana e tij për Kongresin Tematik të BDI-së që u mbajt uikendin e kaluar në Shkup, ku vetë ai nuk mori pjesë për arsye shëndetësore, ai thekson se marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjtë e saj janë një parakusht i domosdoshëm ku komunitetet mund të veprojnë si ura midis Maqedonisë dhe fqinjve duke i respektuar kufijtë ndërkombëtarë.

"Integrimi në një organizatë të fuqishme politike, ekonomike dhe të sigurisë është thelbësor për Maqedoninë me qëllim që ajo të kuptohet në mënyrë serioze në aspektin ndërkombëtar dhe që të ketë besimin e investitorëve. Nëse për këtë gjë duhet paguar një çmim, më konkretisht në aspektin e emrit të shtetit, një çmim i arsyeshëm duhet me të vërtetë të paguhet", thotë Biegman.

Sipas tij krenaria kombëtare mundet dhe duhet të bazohet në gjëra të tjera. Lidhur me problemin me emrin ai theskoi se kjo po bëhet jashtëzakonisht e shtrenjtë, duke pritur që mbi grekët të ushtrohet presioni vendimtar mund të dëshmohet të jetë një veprim i kotë.

"Duke folur në përgjithësi, anëtarët e një organizate kanë përparësi në krahasim me ata të cilët nuk janë anëtarë, madje edhe nëse kjo shkakton  një situatë të padrejtë siç është rasti i tanishëm", tha Biegman.

Ai konsideron se  që të zgjidhet çështja e emrit, do të vijojnë negociatat me NATO-n dhe BE-në. "Në veçanti me BE-në ata do të duhet të krijojnë një reputacion në sferat siç janë sundimi i ligjit, demokracia, të drejtat njerëzore, gjyqësia, eliminimi i korrupsionit dhe nepotizmit dhe trajtimin e barabartë të pakicave. BE-ja gjithashtu ka krijuar një alergji ndaj nacionalizmit të tepërt", shprehet Biegman.

Ai përmend se kërkesat e Bashkimit  Evropian për anëtarët perspektivë janë bërë shumë më të rrepta se sa që kanë qenë, që prej vetëvetes është gjë pozitive. "Prandaj duke ju bashkëngjitur Unionit, prej anëtarëve perspektivë pritet që të rregullojnë shtëpinë  e tyre, gjë kjo e cila në disa faza do të duhej gjithsesi që të realizohej. Prandaj fillimi eventual i negociatave do të jetë vetëm hapi i parë në rrugën e anëtarësimit", thotë diplomati holandez Biegman.

"Lidhur me komunitetet, BDI duhet të kuptojë se shqiptarët, edhe pse janë në numër më të madh, nuk janë grupi i vetëm i tillë. Trajtimi i barabartë duhet të zgjerohet edhe në komunitetet e tjera gjithashtu. Shqiptarët, të cilët kanë përjetuar eksperiencën e tyre me diskriminimin, mund të luajnë një rol udhëheqës në mbrojtjen e të drejtave të tyre.Maqedonia ju takon në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarëve të saj", thotë Biegman.

Ai shprehet se në botën e globalizimit dhe konkurrencës, zbulimet dhe inovacionet janë thelbësore për të arritur dhe mirëmbajtur standardet e denja të jetesës. "Maqedonia do të duhet të zhvillojë potencialin e saj njerëzor dhe ta zhfrytëzojë atë tërësisht. Kjo kërkon nivele të larta të arsimimit dhe të lirisë intelektuale dhe akademike", thotë Biegman.

Sipas Biegmnit, turizmi masiv nuk do ta bëjë të qëndrueshme ekonominë e Maqedonisë.

Biegman në kontributin e tij,  përmend Ali Ahmetin si njëri prej politikanëve të paktë të Maqedonisë i cili kishte një vizion për të ardhmen e Maqedonisë duke përmendur periudhën kohore kur u themelua Bashkimi Demokratik për Integrim.

"Unë tanimë ka më tepër se dhjetë vite që jam larg nga vendi juaj, por besoj se qasja e tij edhe më tutje mbetet e pandryshuar. Maqedonia është një vend me fat që e ka atë Ali Ahmetin", thotë ish ambasadori i NATO- s në Maqedoni, diplomati Holandez Nikolas Biegman në kontributin e tij për Kongresin tematik të BDI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail