BE-ja do të ndajë rreth 12 milionë euro për projektet tejkufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë

Strugë, 15 prill 2015 (MIA) - Në Strugë sot u promovua IPA-programi i ri tejkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë (2014-2020) në suaza të të cilit Bashkimi Evropian do të ndajë rreth 12 milionë euro për projektet e të dy shteteve.

Siç theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë, Lirim Shabani, ky program paraqet vazhdim i të parit që u realizua në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2013.

"Besoj se jemi në fazë përfundimtare dhe me përfundim të suksesshëm për projektin e reralizuar me rreth 50 projekte në vlerë prej mbi 7 milionë euro. Vlera e programit të ri që do të implementohet prej vitit 2014 deri në vitin 2020 do të jetë rreth 12 milionë euro. Sfera në të cilat do të mund të aplikohet janë turizmi, ekologjia, kultura, investimet, rritja e konkurrencës, infrastruktura...Shpresoj se shumë shpejt do të arrijnë aplikimet e para dhe për këtë arsye i inkurajoj të gjitha subjektet nga të dyja palët që të aplikojnë me sa më shumë projekte më cilësore", deklaroi ministri Shabani.

Sipas tij, me programin paraprak të dyja shtetet arritën përparim, duke e pasur parasysh pozitën gjeografike dhe demografike të linjës kufitare, ku, siç tha, është shumë vështirë të futen investime për zhvillim ekonomik.

"Përmes programit paraprak 2007-2013, Republika e Maqedonisë shfrytëzoi rreth 80 për qind të IPA fondeve. Suksesi është i dukshëm në të gjitha sferat, mes të cilave edhe në ekonomi dhe punësim, me çka e arritëm vizionin e këtij programi, ta përmirësojmë jetën e qytetarëve", shtoi Shabani.

Ministrja e Integrimeve Evropiane e Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha theksoi se gjithsejt 47 projekte nga pala shqiptare, përmes IPA programit paraprak shfrytëzuan mjete nga Bashkimi Evropian.

"Me mjetet pëmes IPA programit u ndihmohet atyre zonave që nuk kanë investime të mëdha. Për këtë arsye BE-ja fokusohet në këto rajone tejkufitare, në mënyrë që të ndihmojë jo vetëm në zhvillimin e infrastrukturës por edhe në turizmin, kulturën, historinë e të dy vendeve. Ai është fond që u vihet në disponim, në mënyrë që të hapen sa më shumë vende të punës për qytetarët të cilët jetojnë afër kuirit të të dy vendeve. Shpresojmë se me programin e ri IPA 2014-2020 do të shfrytëzohen maksimalisht fondet me çka do të mundësohet standard më i lartë i qytetarëve të  Shqipërisë dhe Maqedonisë", thekosi Gjosha.

Ambasadori i Delegacionit evropian në Tiranë, Klif Rumbold vlerësoi se nga takimi i sotëm në Strugë do të dalin diskutime të frytshme në drejtim të shfrytëzimit edhe më të madh dhe më cilësor të mjeteve evropiane përmes IPA programit të ri për bashkëpunim tejkufitar (2014-2020).

Në promovimin e IPA programit të ri për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë mori pjesë edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail