Ahmeti takohet me Ambasadorin e OSBE në Maqedoni, Ralf Bret

Tetovë, 15 prill 2015 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e OSBE në Maqedoni, Ralf Bret.

Siç thuhet në kumtesën e BDI-së,  Ahmeti dhe  Bret disktuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe rajon, marrëdhëniet ndëretnike, Kongresin tematik të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë.

Duke komentuar aferën e përgjimeve masive, kryetari  i BDI-së. Ali Ahmeti theksoi se kjo që ka ndodhur nuk është e mirë për vendin dhe që institucionet e vendit duhet të dëshmojnë kapacitete institucionale demokratike për tu përballuar me situatën.

"Vërtetësia e përgjimeve duhet të përcaktohet nga Gjykata, por njëkohësisht edhe duhet të vendoset dialogu politik midis partive politike në vend", theskon Ahmeti duker shtuar se të dyja këto procese duhet të lehtësohen dhe mbikçyren nga Brukseli zyrtar me pjesëmarrje aktive jo vetëm të Parlamentit Evropian, por edhe të Komisionit.

"BDI-ja mirëpret takimet fillestare për tejkalim të krizës që po mbahen në Bruksel dhe konsideron që autoritetet Evropiane duhet që të paracaktojnë agjendën e bisedimeve. BDI është pjesë konstruktive e zgjidhjes së krizës duke vënë në vend të parë interesat e elektoratit, të qytetarëve dhe të vendit", thuhet në kumtesë.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konsideron që vendi nuk guxon të devijojë nga rrruga EuroAtlantike, por as të tensionohen marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore. Sipas tij dështimi i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE gjithashtu mund të cënojë marrëdhëniet midis dy komuniteteve shumicë.

I pyetur rreth Kongresit Tematik, Kryetari Ahmeti theksoi që BDI-ja është parti e cila i prin procesve dhe delegatët njëzëri konfirmuan politikat konstruktive të BDIsë si dhe përcaktimet tona strategjike.

"Ky kongres, i pari në vend dhe rajon, dëshmoi qëndrueshmërinë e politikave të BDI, transparencën, gjithëpërfshrijen dhe kreativitetin në gjetjen e zgjidhjeve për të mirën e qytetarëve", shprehet Ahmeti.

I pyetur për një vlerësim rreth partive të tjera politike shqiptare në vend, Ahmeti theksoi që vendimi i Kongresit Tematik e obligon atë që të punojë në përputhje me Rezoluten e miratuar e cila përcakton që 3 parti politike shqiptare janë po aq të dëmshmë sa të paturit e vetëm një partie politike.

"Delegatët e BDI kanë obliguar organet partiake që ta fuqizojnë dhe kapitalizojnë votën shqiptare duke e përqëndruar atë e jo duke e coptuar", shprehet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail