Gjendja e rrugëve

Shkup, 16 prill 2015 (MIA) -   Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep - Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku është ndërprerë sërish. Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit.

Nga SHA Beton njoftojnë se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për sanimin e rrëshqitjes së dheut në Mavrovë, aksi rrugor nga diga Mavrovë deri në f. Mavrovë është i mbyllur për qarkullim pët automjeteve të rënda transportuese dhe autobusë në periudhë prej dy muajve prej 16.04.2015.

Komunikacioni për automjtet e rënda transportuese dhe autobusët mund të zhvillohet përmes f.Leunovë.

Në aksin rrugor Shkup-Veles shembja e dheut është pastruar dhe komunikacioni është normalizuar. Për shkaqe parandaluese komunikacioni zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 500 metrave, për çka është vendosur komunikacion adekuat dhe sinjalizim me drita.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. 

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. 

Në aksin rrugor Udovë-Gjevgjeli në pjesën te fshati Marvinci, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi.

Në rrugën lokale Gjevgjeli-"Smërdliva voda" në vendin "Dllabok doll" për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi për shkak të paraqitjes së shembjeve.

Në territorin e Strumicës, për shkak të dëmtimeve të urës në lumin Turia, është vendosur ndalesë për komunikacionin e automjeteve të rënda transportuese në rrugën lokale f.Prosenikovë - f. Saraj, ndërsa komunikacioni zhvillohet përmes unazës.

Në drejtimin rrugor R2232 Koçan - Zletovë, afër fshatit Kiselicë, komunikacioni po zhvillohet me shpejtësi të kufizuar prej 30km/orë për shkak të dëmtimit të rrugës në gjatësi prej 50 metrave. Është vendosur sinjalizim adekuat.

Në komunën Kriva Pallankë është e pakalueshme rruga e fshatit Duraçka reka - fshati Drenak, në gjatësi prej 7 kilometrash.

Në rrugën rajonale Kumanovë - Kratovë, tek dalja në fshatin Zheleznicë ka dëmtim të asfaltit në gjatësi prej 10 metrash dhe janë vendosur shenjat për paralajmërim.

Në drejtimin rrugor Llakavicë - Negotinë në kilometrin e 7-të mbi fshatin Leskovicë ka dëmtim të rrugës në gjatësi prej 200 metrave, ku është kryer sanimi. Në vend është vendosur sinjalizimi adekuat rrugor. Në këtë pjesë komunikacioni zhvillohet i ngadalësiar.

Komunikacioni në drejtimet rrugore Koçan - Zërnovc dhe Trabotivishtë - Razllovc është ndërprerë për shkak të dobësimit të urave të lumit Bregallnicë.

Sipas raportimit të IRD Engineering, nga 18 marsi i vitit 2015 filluan ndërtimet në urën A1-43 L (para tunelit të Katllanovës) në autostradën A1 (E75), rruga Veles - Katllanovë, në stacionin 46+934, duke përfshirë gjatësinë prej rreth 250 metrash, para dhe pas urës. Qarkullimi do të zhvillohet në një korsi, i rregulluar me sinjalizim të vendosur. Planifikohet që punët të zgjasin 3 muaj e gjysmë.

Nga GEING njoftojnë se për nevojat e përpunimit të dokumentacionit projektues për rehabilitimin e rrugës shtetërore rruga A-3, aksi Prevalec (Koçanë) - Dellçevë, nga data 12.01. 2015 , kanë filluar aktivitete në rrugë, respektivisht me xhirimin gjeodezik dhe punimet hulumtuese gjeoteknike, dhe të njëjtat pritet të jenë me kohëzgjatje prej 5 muajve (deri më 12.06.2015). Punimet kryhen në periudhë kohore prej orës 06:00 deri në orën 19:00.

Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugë (gërvishtje të asfaltit) në aksin rrugor Veles - Shkup (nga udhëkryqi në Shtip deri te tuneli në Katllanovë) komunikacioni po zhvillohet në një korsi, me ç'rast është vendosur sinjalizim përkatës në komunikacion.

Sipas njoftimit nga IRD Engineering prej datës 10 shkurt të këtij viti, filluan punët në urën A1-69L, në autostradën A1 (E75), akset Veles-Katllanovë, në stacionarin 63 +556, përfshirë edhe gjatësi prej rreth 250 metrave përpara dhe 250 m pas urës. Komunikacioni po zhvillohet nëpër një korsi dhe luten shoferët që të kenë kujdes për sinjalizimin e ri të vendosur. Është planifikuar që punimet të zgjasin 3,5 muaj.

Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën shtetërore A3, pjesa Veles-Kadrifakovë, komunikacioni po zhvillohet nën regjim kohor të komunikacionit siç vijon:

- nga fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) deri në f.Llozovë dhe

- nga f.Llozovë përmes f.Saramzalinë, deri në pjesën Kadrifakovë.

Pjesëmarrësit në komunikacion duhet t'i përmbahen sinjalizimit horizontal dhe vertikal derisa të përfundojnë punimet ndërtimore.

Në të gjitha këto drejtime rrugore për kryerjen e punëve ndërtimore është vendosur sinjalizim adekuat i trafikut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shërbimi për ndihmë dhe informata në rrugë (02) 15 555.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail