Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë po intensifikohet në mënyrë të vazhdueshme

Tiranë, 17 prill 2015 (MIA) - Nga ndërtimi i largpërçuesit interkonektues 400 kilovoltësh Manastir - Elbasan, që është në listën e projekteve prioritare në kuadër të Bashkësisë energjetike në pjesën e infrastrukturës elektro-energjetike, përfitime do të ketë edhe sistemi elektropërçues i Shqipërisë dhe i Maqedonisë duke pasur parasysh se është lidhja e parë interkonektuese mes dy sistemeve.

Kështu porositën ministri i Ekonomisë Bekim Neziri dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në takimin e sotëm në Tiranë.

"Me ndërtimin e këtij largpërçuesi do të kompletohet Korridori 8 dhe do të përmirësohen kapacitetet e tensionit në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë, do të evitohet mbingarkimi i largpërçuesve të caktuar, por edhe do të rriten rrjedhat e energjisë elektrike që kontribuon në zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike", theksoi Neziri.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e vendosjes së interkoneksioneve në sferën e gazit natyror që gjithashtu do të kontribuojnë në sigurinë e furnizimit të konsumatorëve me energensa, ndërsa në sferën e infrastrukturës rrugore theks i veçantë iu kushtua projekteve të Korridorit 8 midis të cilave autostrada e re Kërçovë – Ohër me investim prej 374 milionë euro, e cila filloi të ndërtohet në gjysmën e parë të vitit 2014 dhe parashihet të përfundon për 45 muaj.

Neziri dhe Meta e theksuan rëndësinë e seksionit lindor – perëndimor si një prioritet  i përbashkët dhe i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit, sepse ndërlidh lëvizjen transportuese nga Deti Adriatik deri në Detin Jon në Evropë, me Detin e Zi dhe Azinë.

Në sferën e infrastrukturës hekurudhore u bisedua edhe për planin e ndërtimit të hekurrudhës komplet të re në Korridorin 8 deri në Shqipëri (Kërçovë-Lin) me gjatësi përafërsisht rreth 63 kilometrash, për të cilin është paraparë buxhet prej 8 milionë eurosh dhe është në fazë të përpunimit të projektit themelor nga ana firmës konsultuese nga Spanja “TYPSA”, me të cilën është nënshkruar marrëveshja kah fundi i viti të kaluar. Në pajtim me marrëveshjen përgatitja e projektit është me kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe planifikohet të përfundon në gjysmën e dytë të viti 2016.

Sipas ministrit të ekonomisë Bekim Neziri dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, realizimi i këtyre projekteve do të kontribuon për një bashkëpunim edhe më intensiv midis dy vendeve, veçanërisht në sferën e ekonomisë, për marrëdhënie më të thellësuara tregtare, por edhe do të jetë nxitës edhe për një zhvillim të përshpejtuar të rajonit dhe integrimin e tij më të shpejtë në familjen evropaine.

Në këtë takim të dy palët shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritashëm midis dy vendeve, duke filluar nga këmbimi tregtar me vlerë prej mbi 122 milionë dollarëve amerikanë për vitin 2014, i cili është i rregulluar në pajtim me Marrëveshjen CEFTA e deri te projektet të cilat kontribojnë për ndërlidhjen më të madhe të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail