"Drekslmajer" ndau bursa për pesë studentë më të mirë

Kavadar, 17 prill 2015 (MIA) - Kompania "Drekslmajer" sot ndau pesë bursa për studentët më të mirë nga fakultetet elektoteknike dhe makinerike të cilët aplikuan në konkurs.

Marrëveshjet me studentët e zgjedhur i nënshkruajtën drejtorin teknik i kompanisë Llukas Miringer dhe menaxherja për resurse njerëzore Afrodita Gocevska.

Programi i bursave u deidkohet studentëve nga viti i katërt i studimeve, ndërsa bursa përfshin kompensim mujor në të holla gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, si dhe mundësim të praktikës dymujore në fabrikën "Drekslmajer" në Kavadar.

Bursistët të cilët me sukses do t'i përfundojnë studimet dhe do të theksohen me angazhimin dhe aktivitetet e tyre gjatë praktikës, do të kenë mundësi që të nënshkruajnë marrëveshje për punësim dhe t'i bashkangjiten ekipit të të punësuarve në "Drekslmajer".

Në pajtueshmëri me strategjinë afatgjate për mbështetje të të rinjve, kompania ka në plan që ta zgjerojë programin e saj të bursave edhe për studentët nga vitet më të ulta të studimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail