Qarkullimi në industri në muajin shkurt është rritur për mbi 11 për qind

Shkup, 17 prill 2015 (MIA) - Qarkullimi në industri në muajin shkurt është rritur për 11,5 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Rritje prej 16,8 për qind shënon qarkullimi i realizuar në tregjet e huaja, përderisa rënie prej 6,6 për qind ka te qarkullimi i realizuar në tregun vendor.

Shikuar sipas sektoreve, rritje prej 5,5 për qind ka në sektorin e Minierës dhe nxjerjes së gurëve, ndërsa prej 11,8 për qind në sektorin e industrisë së përpunuar.

Sipas grupeve kryesore industriale, rritje për 5,8 për qind ka te Prodhimet indermediare, përveç energjisë, për 24,2 për qind, te prodhimet e kapitalit për 4 për qind, te prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë dhe për 5,2 për qind te prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë. Rënie ka te energjia elektrike për 97 për qind.

Qarkullimi në industri në muajin shkurt në krahaim me muajin janar është rritur për dy për qind, derisa në periudhën janar-shkurt të këtij viti në krahasim me periudhën e njejtë të vitit  të kaluar shënon rritje për 8,5 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail