Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së Ji në takim me anëtarët e KSHZ-së

Shkup, 17 prill 2015 (MIA) - Parregullsi zgjedhore në vëllim më të vogël ndodhin edhe në vendet e zhvilluara demokratike, por kryerësit e parregullsive të bëra marrin përgjegjësi. Në qoftë se kjo nuk ndodh edhe në republikën e Maqedonisë mund të sjellë nën pikëpyetje edhe anëtarësimin e saj në BE dhe NATO. Parregullsitë zgjedhore ndikojnë ndaj integritetit të institucioneve në shtet.

Këtë, siç njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e ka theksuar zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së për Evropën Juglindore Hojt Ji, i cili sot kishte takim me anëtarët e KSHZ-së.

Në takimin njëorësh me anëtarët e KSHZ-së, Ji është interesuar se si KSHZ-ja ballafaqohet me rezultatet për manipulimet dhe parregullsitë zgjedhore të cilat janë theksuar në aferën me përgjimin", thuhet në kumtesën e KSHZ-së të publikuar në ueb-faqen e tyre.

Në takim të gjithë anëtarët e Komisionit i kanë theksuar pikëpamjet e tyre.

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së për EJL po qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni. U takua me kryeministrin Nikolla Gruevski, me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Popovski, me liderët e BDI-së dhe LSDM-së, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, ndërsa pritet të takohet edhe me përfaqësues të organizatave civile.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail