Shënohet Dita Botërore e hemofilisë

Shkup, 17 prill 2015 (MIA) - Hemofilistët e rritur të cilët kanë deformitete në nyje (gjunjë, bërryl...) të marrin profilaksë (terapi e rregullt me faktor koagulues që të pengohet gjakderdhja), sepse do ta kenë më të lehtë jetën, kërkoi Shoqata për hemofilistët e Maqedonisë "Të ndryshëm, megjithatë të barabartë".

Kryetarja e Shoqatës së hemofilistëve në Maqedoni, Liljana Rajçevska në shënimin e 17 prillit, Ditës botërore të hemofilisë, tha se fëmijët me hemofili janë në profilaksë, që është një përparësi e madhe.

"Marrin profilaksë në çdo dy tre ditë faktor për koagulim dhe mund të jetojnë më normalisht. Nga ata me forma majorane të hemofilisë, 70 për qind janë invalidë dhe po të kishin  profilaksë do ta kishin jetën më të lehtë. Deri në moshën 26 vjet, hemofilistët janë në grup të fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërsa pas moshës 26 vjeç kjo ndërpritet, nuk kemi ndihmë. Do të dëshiroja që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta shqyrtojë problemin tonë, i cili në aspektin shëndetësor është shumë më i madh për personat mbi 26 vjeç, se sa për personat deri në moshën 26 vjeç", theksoi Rajçevska.

Nga Shoqata theksojnë se profilaksa, edhe pse nuk mund ta kthejë funksionin e nyejve që veç janë të dëmtuara, me të do të zvogëlohet frekuenca e gjakderdhjes, mund ta ngadalësojë progresin e dëmtimit dhe ta përmirësojë cilësinë e jetesës.

Në Republikën e Maqedonisë ka 320 hemofilistë, ndërsa rasti i parë është regjistruar në vitin 1956.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail